Eko Higjiena

Haliti organizoi pritje për artistët amerikan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar pritje për artistët amerikan nga Kolorado të cilët po qëndrojnë në Kosovë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Shoqatën e artistëve të Vitisë “Gursel Sylejmani”.

Haliti është shprehur se ndihet i nderuar kur gjendet në mesin e artistëve, e posaçërisht të artistëve të shtetit amerikan, që i konsideron si miq të vërtet të shqiptarëve në përgjithësi.

“Ju përgëzoj për këtë iniciativë, këtë bashkëpunim dhe për angazhimin tuaj në këtë projekt të përbashkët që do ta realizoni këtu në Viti dhe në Kolorado. Kjo është një dëshmi e mirë se artistët thyejnë barrierat, ndërtojnë ura të miqësisë dhe ofrojnë popujt. Prandaj ky bashkëpunim i juaj më bënë të ndihem mirë kur jam mes jush”, tha Haliti.

Eco Higjiena

Ndërsa kryesuesja e grupit të artistëve amerikan Mery Wade është shprehur falënderuese për mikpritjen që po u bëhet atyre, duke e cilësuar këtë projekt si një rast të mirë për artistët amerikan dhe shqiptar. “Ky bashkëpunim do të reflektoj në mural që do të karakterizohet me simbole kosovare e amerikane. Përpos që po bëhet diçka e mirë me muralin, po ashtu po reflekton edhe në shoqërinë tejet të mirë që kemi krijuar mes artistëve të të dyja vendeve”, u shpreh ajo.

Kryetari i shoqatës së artistëve në Viti “Gursel Sylejmani” Mervan Mustafa, ka njoftuar kryetarin Haliti me agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve bashkërisht me artistët amerikan.

Faza e dytë e këtij projekti do të realizohet në Kolorado të SHBA-ve gjatë muajit shtator ku do të jenë artistët vitias që do të shkojnë në vizitë në Amerikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.