Hidromorava

“Elita” në bashkëpunim me institucionet e Vitisë ngritë kapacitetet e këshillave të fshatrave

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – OJQ “ELITA- Viti” në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, ka filluar me zbatimin e projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Në kuadër të këtij projekti i cili ka për qëllim angazhimin e shtuar qytetarë për pjesëmarrje në vendimmarrje në Komunën e Vitisë, është realizuar edhe takimi me qytetarët e fshatit Radivojc, ku me përfaqësuesit e këshillit të fshatit, fermerët, afaristët si dhe grupet tjera është diskutuar strategjia zhvillimore e këtij lokaliteti për periudhën kohore 2015-2020.

Ibrahim Sefedini, koordinator i projektit, ka thënë se ELITA , përmes këtij projekti angazhohet që të ngitë nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje duke filluar nga planifikimi i buxhetit komunal, hartimi i listës së projekteve kapitale që investohen përmes buxhetit të komunës apo donatorëve të ndryshëm e deri tek monitorimi i projekteve që realizohen në lokalitetet e komunës së Vitisë. “Me anë të këtij projekti synojmë që krahas ngritjes së kapaciteteve të këshillave të fshatrave të ndikojmë që edhe grupet e grave, të rinjve, afaristëve, fermerëve etj të jenë pjesë e hartimit të strategjive zhvillimore përmes së cilave identifikojnë nevojat e tyre”, ka thënë Sefedini.

Ai ka thënë se për realizimin e këtij projekti ELITA, ka përkrahjen edhe të komunës e cila përmes një memorandumi bashkëpunimi ka shpreh gatishmërinë dhe interesimin e saj që të mbështesë këtë projekt me gjitha kapacitetet e veta.

Kurse Nexhmedin Jakupi, drejtor komunal për shërbime publike, njëherit edhe përfaqësues i fshatit Radivojc, është shprehur se mbështetja e shoqërisë civile për fshatrat e komunës së Vitisë që ato të kenë dokumente të shkruara ku do të përcaktojnë gjitha prioritet e tyre, ka rëndësi të madhe pasi mundëson që këto lokalitete më lehtë të vijnë tek fondet për realizmin e projekteve që ju nevojiten.

Mobi Casa

E, Nexhat Arapi, përgjegjës i zyrës për zhvillim ekonomik, ka thënë se çdo dokument që i ofrohet kësaj zyre për zhvillim ekonomik, ka rëndësi pasi i ndihmon zyrës për një planifikim më të drejtë të buxhetit komunal.

Ndërkaq, Mentor Rexhepi, konsulent profesional, ka thënë se OJQ Elita, krahas punës së drejtpërdrejtë në hartimin e këtyre strategjive ku përfshihen gjitha shënimet bazike të fshatrave që janë të domosdoshme për aplikim në projekte të ndryshme, do të jetë afër qytetarëve për çdo kërkesë apo nevojë që kanë në adresimin e çështjeve me interes publik tek institucionet vendimmarrëse.

Këshilli i fshatit Radivojc dhe qytetarët tjerë, kanë shprehë gatishmërinë që draft strategjinë për zhvillim të fshatit para finalizimit ta diskutojnë me gjithë grupet në mënyrë që ky dokument të jetë i pranueshëm për të gjithë.

OJQ Elita, në kuadër të këtij projekti parasheh edhe organizmin e punëtorive me gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara në Komunën e Vitisë, ku do të trajtohen tema rreth procesit të planifikimit të buxhetit dhe nevojës së pjesëmarrjes më aktive të grupeve të margjinalizuara në këtë proces, monitorimin e punës së këshilltarëve komunat të Kuvendit Komunal të Vitisë, proces ky që do të përfshijë performancën që tregojnë këshilltarët komunal në seanca si dhe në adresimin e çështjeve që janë me interes për qytetarët, etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.