UBT

Projektligji për festat zyrtare kthehet në pikën zero

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria nuk ka ende zgjidhje për Projektligjin për festat zyrtare, i cili ka dështuar të marrë votat e duhura për të kaluar në parim, edhe pas hedhjes së dytë në votim, në njërën nga seancat e kaluara të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji, sipas procedurave, i është kthyer Qeverisë. Përveç shumicës së votave të deputetëve kosovarë, për të kaluar ky projektligj duhen edhe votat e dy të tretave të deputetëve të minoriteteve. Ai nuk ka kaluar në Kuvend pasi që përveç opozitës në Kuvend nuk kanë qenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë.

Mobi Casa

Ligji për festa zyrtare ka qenë një ndër më të kontestuarit nga pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë, por edhe nga deputetë, për shkak të numrit të madh të festave, mospërfshirjes së disa festave të tjera e bartjen e festave në ditën e hënë, në rastet kur ato kanë rënë në fundjavë. Tani Projektligji nuk do të dalë më para deputetëve, pasi që zyrtarisht përfaqësues të administratës së Kuvendit kanë thënë se ai i është kthyer Qeverisë.

http://koha.net/?id=27&l=58508

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.