UBT

Shoqëria civile kërkon përfaqësim në komitetet jo obligative

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, të enjten është mbajtur dëgjimi publik për projekt-rregulloren për komitetet, për të marrë opinionet, vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve dhe të grupeve të interesit, para miratimit të saj në asamblenë komunale.

Hevzi Matoshi, shef i Zyrës Ligjore, ka thënë se rregulloret garantojnë funksionimin normal të Komiteteve të Kuvendit të Komunës, si trupa ndihmëse në procesin e vendimmarrjes.

Me ndryshimin e statutit të Komunës, në vitin 2014, numri i Komiteteve jo të përhershme, është rritur, duke shtuar Komitetin për Bashkëpunim Ndërkufitar, Komitetin për Barazi Gjinore dhe Komitetin Konsultativ të Ekspertëve për Planifikim Hapësinor, të cilët detyrat e tyre duhet t`i kenë të përshkruara në rregullore.

Komitetet nuk kanë fuqi vendimmarrëse, por janë trupa shumë të rëndësishëm në punën e Kuvendit Komunal, ka thënë Matoshi.

FIDANISHTJA

Vërejtje dhe sugjerime kanë paraqitur Avdyl Aliu, Shaban Terziu, Arianit Sllamniku, Gani Neziri, Veton Uka dhe të tjerë, të cilat, siç ka thënë, Matoshi, do të merren parasysh në hartimin e versionit përfundimtar të projekt-rregullores për komitetet.

Avdyl Aliu ka thënë se Komitetit të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor duhet t`i përshkruhet si detyrë edhe monitorimi i zbatimit të planeve rregulluese, ndërsa Shaban Terziu ka kërkuar përfaqësim edhe të shoqërisë civile në komitetet jo obligative.

Arianit Sllamniku tha se propozimin për themelimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitar, ai e ka bërë qysh në mandatin e kaluar, kur ka qenë këshilltar komunal nga radhët e PD-së.

Sa i përket Komitetit për barazi gjinore, Veton Uka, ka thënë se në Kosovë nuk është shqetësues respektimi i të drejtave gjinore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.