Hidromorava

Nis vendosja zyrtare e tabelave të rrugëve në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në rrugët e të gjitha vendbanimeve të komunës së Vitisë, kanë filluar të vendosen tabelat me emërtime. Kjo po bëhet në kuadër të implementimit të unifikimit të sistemit të adresave, i cili parasheh vendosjen e këtyre tabelave dhe zyrtarisht është vendosur në prani të udhëheqjes komunale sot në parkun e qytetit tabela me emrin e rrugës kryesore Adem Jashari.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm pasi që ka qenë shumë i nevojshëm ngase na kanë munguar orientimet. “Është në shërbim të qytetarëve, identifikim, është shërbim më i lehtë, apo edhe mund ta quajmë decentralizim shërbimi sepse gjitha instancat mund të orientohen m,ë lehtë kur kemi emërtimet e rrugëve.Si komunë jemi të nderuar që jemi përfitues të këtij projekti dhe përgëzoj dikasteret dhe drejtorin e Urbanizmit që kanë bërë hapat e duhur dhe kanë plotësuar standardet”, ka thënë Haliti.

UBT

Në vendosjen zyrtare të tabelave të rrugëve, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencionit Katastral të Kosovës. Vendosja e tabelave që ka filluar sot, do të vazhdoj në ditët në vazhdim edhe nëpër gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.