ARKATANA

Ushtria dhe Gjykata Speciale të votohen në pako

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë kurrfarë kompromisi për krijimin e Forcave të Armatosura. Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se Kosova duhet t’i ikë kushtëzimit të Listës Serbe nëse kërkon që brenda FAK-ut të krijohet një njësit i veçantë i serbëve në veri.

Kastrati ka porositur që amendamentet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe amendamenti për Gjykatën Speciale të votohen në të njëjtën ditë.

Uji Dea

“Nëse duhet të shkojë Gjykata Speciale, pse mos të shkojë edhe Ushtria e Kosovës?! Kushtetuta nuk ndryshohet çdo ditë”, ka deklaruar Kastrati, duke i sugjeruar edhe Listës Serbe të votojë në favor të FAK-ut. /Telegrafi/