UBT

Skenari i dështuar i Nikolla Gruevskit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Enis Veliu – Skenari i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për krijimin e një konflikti të armatosur në mes të Kumanovës mes grupit “terrorist”, siç e ka identifikuar ai, dhe policisë e ushtrisë maqedonase në anën tjetër, përfundimisht rezultoi si i pasuksesshëm.

Përmes grupit të armatosur, por që dyshohet të ketë qenë i kontrolluar nga agjentë të Shërbimit Sekret Maqedonas, kryeministri Gruevski tentoi ta largojë vëmendjen e opinionit nga publikimi ditor i “bombave” të liderit të opozitës, Zoran Zajev, nga i cili çdo ditë po dalin në shesh skenarë të ndryshëm të kryeministrit Gruevksi dhe klikës së tij për shfarosjen e shqiptarëve në këtë shtet.

E goditja më e rëndë për kryeministrin aktual maqedonas pritet të ndodhë kur do të bëhet publikimi i përgjimeve për rastin e identifikuar si “Monstra”, ku disa shqiptarë janë dënuar me burg të përjetshëm si të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smikolovc të Shkupit, në prill të vitit 2012.

Mirëpo, në realitet ka dyshime të bazuara se vrasja e tyre është bërë me paramendim nga vetë shteti maqedonas, vetëm e vetëm për të krijuar probleme etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë shtet.

Si në këtë rast, por edhe në shumë raste tjera, thuajse gjithmonë problemet i kanë krijuar qytetarët maqedonas të nxitur nga shteti, por në fund për probleme të tilla janë akuzuar apo edhe dënuar shqiptarët përmes proceseve të montuara politike.

Vrasja e 10 të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia në Kumanovë, si dhe prangosja e më shumë se 20 personave, edhe më tutje mbetet e pashpjegueshme për opinionin, pasi që ata u goditën në mes të qytetit të Kumanovës, derisa ata ishin në gjumë.

Po ashtu, edhe më tutje mbetet e paqartë se cili ishte motivi i futjes së grupit në mes të qytetit, kur dihet se për praninë e tij aty ishin mirë të informuar liderët shqiptarë në Maqedoni, por edhe ata në Kosovë, qoftë përmes rrugëve zyrtare apo edhe përmes rrugëve private.

Fundamenti

Qeveria e kryeministrit Gruevski duhet të japë llogari para opinionit për atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë, pasi që aty janë vrarë dhe prangosur njerëz të pafajshëm. Që nga fillimi i aksionit mbi shtëpitë e shqiptarëve në këtë shtet, Qeveria Gruevski ka spekuluar në vazhdimësi me numrin e të vrarëve, atyre të plagosurve, por edhe të atyre që janë në pranga.

Por si për çudi, edhe më tutje askush nuk e di saktë se kush është vrarë, kush është plagosur dhe kush është në burg.

Publikimi i përgjimeve të fundit nga Zoran Zajev, si dhe rasti i fundit në Kumanovë, tregoi përfundimisht se faktori politik shqiptar, që është brenda dhe jashtë Qeverisë, është krejtësisht në shërbim të Qeverisë Gruevksi, e cila po vret dhe torturon në mënyrën më çnjerëzore qytetarët shqiptarë në këtë shtet.

Përfundimisht, BDI-ja e Ali Ahmetit duhet t’i braktisë institucionet dhe duhet të kërkojë llogari nga shefi i Qeverisë për krimet që po i bën ndaj shqiptarëve e jo ta vazhdojë miqësinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

I padëshirueshëm pas publikimit të përgjimeve ka dalë të jetë edhe lideri shqiptar i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi, i cili në bazë të përgjimeve doli të jetë besnik i përjetshëm i policisë sekrete maqedonase.

Duke i parë dështimet e vazhdueshme, shqiptarëve në Maqedoni përfundimisht u duhen liderë të rinj politikë, pasi që këta aktualë janë krejtësisht të djegur dhe të dëmshëm për të artikuluar drejt kërkesat e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.