Fundamenti

Besimi në librat e shenjta dhe ndikimi i tyre në jetën e besimtarit

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shaban Murati – Pasi që kemi biseduar me herët për besimin në Allahun dhe ndikimi e tij në jetën e besimtarit. Pastaj për besimin në melaike dhe ndikimin e tyre në jetën besimtarit, sot me lejen e Allahut do të shkruajmë për besimin në librat e Zotit dhe ndikimi i tyre ne jetën e besimtarit. Qëllimi i shtjellimit të këtyre temave dhe lidhshmëria e tyre me jetën e besimtarit është që ky besim ti lë gjurmët ne jetën ton dhe të ndiejmë mirësitë e Allahut ndaj neve.

Besimi në librat e Allahut është pjesë e besimit në Allahun dhe besimit në melaike, dhe është i pandarë nga këto dy të parat. Nuk mundë të quhet njeriu besimtarë nëse beson në Allahun, në melaiket e Tij, por, nuk beson në librat e Tij. Allahu thotë në Kuran: O besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë. ( nisa’136).

Të besosh në librat e Allahut do të thotë të besosh se Allahu ka zbrit libra te Pejgamberët e Tij, për ti sjell ata këto libra deri te robërit e Tij. Të besosh se këto libra janë fjalët e Allahut përmes së cilave ju ka fol Pejgamberëve të Tij, me atë folur si i takon Allahut dhe se në këto libra është e vërteta, drita, udhëzimi dhe lumturia e njerëzve në të dy botët.

Besimi në librat e Allahut përfshin tri gjëra:

E para: Besimi se ato janë të zbritura prej Allahut dhe janë të vërteta.
E dyta: Besimi me atë që i ka emërtuar Allahu këto libra. Sikur që librin e fundit e ka quajtur Kuran, i cili i është zbrit pejgamberit të fundit Muhamedit. Teurati i cili i zbriti pejgamberit Musait alejhi selam. Zeburi i cili i zbriti Davudit. Inxhili i cili i zbriti i cili i zbriti Isaut. Si dhe fletushkat e Ibrahimit dhe Musait të cilat janë të cekura në Kuran.

E treta: Besimi në lajmet të cilat i kanë sjell këto libra.

I Dërguari i Allahut kur është pyet se çka është imani ka thënë: “të besosh në Allahun, në melaiket e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në botën tjetër si dhe të besosh në caktimin e Allahut, të mirat dhe të këqijat”

Kurani na ka njoftuar se ithtarët e librit, të krishterë dhe jehudi kanë falsifikuar librat e tyre, dhe ato nuk ekzistojnë sot ashtu sikur i ka zbrit Allahu. Jehudët falsifikuan Teuratin, e ndryshuan atë dhe lozën me dispozitat e tij. Allahu tha në Kuran: Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre. Po ashtu edhe të krishterët falsifikuan librin e Allahut Inxhilin, ndryshuan atë që ka zbrit Allahu me mendimet e tyre. Allahu për të krishterët tha në Kuran: Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa lexojnë atë), që ju të mendon se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.( Ali imran 78). D.m.th nuk është Teurati i sodit ai i cili i ka zbrit Musait e as Inxhili ai i cili i ka zbrit Isaut.

Mobi Casa

Teurati dhe Inxhili të cilët sot janë në duart e ithtarëve të librit përmbajnë në vete besime të kota, lajme të pavërteta, trillime dhe shpifje për pejgamberët. Atëherë ne nuk besojmë nga këto libra përveç atë të cilën e ka vërtetuar Kurani. Sepse, Kurani është i vetmi libër nga librat e Allahut i cili nuk ka pësuar ndryshime. Allahu thotë në Kuran: Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë. ( hixhr 9). Kurani është libri i fundit i zbritur nga Allahu, vula e gjithë librave para tij. Mrekulli e përhershme deri sa të ekzistoj kjo botë. Argument i qartë dhe dritë për udhëzim në rrugën e drejtë. Kush gjykon me të ka gjykuar drejt. Kush fletë me të ka folur të vërtetën. Kush udhëzohet në të është udhëzuar në rrugën e drejtë. Kurani është një rezyme dhe një përmbledhje e asaj që ka qenë në librat e më hershme. Erdhi që të forcoj dhe të vërtetoj atë që ishte në librat e më hershme dhe të anuloj gjitha ligjet para tij. Të gjithë njerëzit janë të obliguar ta pasojnë atë dhe të punojnë sipas tij.

Prej ndikimeve që len besimi në librat e shenjta në jetën e besimtarit janë:

• Besimtari e ndien në shpirtin e tij, përkujdesjen që Krijuesi i tij ka bërë për të. Begatin e Allahut ndaj tij. Allahu pasi që krijoi njeriun nuk e la që të sillet vërdallë në këtë botë. Por, i dërgoi libra, përmes së cilave i tregoi rrugën e drejtë dhe të vërtetë. Po mos të kishin qenë librat e Zotit ne nuk do të dinim ta adhuronim Allahun. Nuk do të dinim si të falim namaz, si të agjërojmë, si të japim zekatin, si ti ndihmojmë të tjerët, si të sillemi me njerëzit.

• Besimi në librat e shenjta i dhuron besimtarit një qetësi shpirtërore dhe një rehati në jetën e tij. Sepse Allahu çdo populli i zbriti nga libri i Tij ajo që ju përshtatet atyre, dhe plotëson nevojat e tyre. Dhe besimtarit i shtohet besimi i tij dhe dashuria ndaj Krijuesit kur ndien se Ai ka plotësuar atë që ka nevojë njeriu dhe i ka ligjësuar atë e cila përshtatet me gjendjen e tij, duke mos e ngarkuar me atë të cilën nuk ka mundësi ta bartë.

• Besimi në këto libra i shton njeriut bindjen se Allahu i ka zbrit këto libra që të vendos drejtësi në tokë dhe të ngjallë zemrat e njerëzve përmes këshillave dhe thirrjeve Hyjnore. Të forcoj lidhjet me krijesat e Tij, që njeriu mos të jetoj pa asnjë synim dhe qëllim në këtë botë.

• Besimi në librat e shenjta ndikon te besimtari që të shtojë falënderimin ndaj Allahut për shkak të zbritjes së këtyre librave. Sepse këto libra janë dritë dhe udhëzim për këtë botë dhe botën tjetër. Andaj ai i cili të tregon një të mirë dhe të udhëzon në atë që është e dobishme, është obligim njerëzor që të falënderohet.

• Me leximin Kuranit, librit të fundit që Allahu shpalli për njerëzimin dhe me meditimin e tij, njeriu ngjall zemrën e tij. Me përmendjen e tij qetëson shpirtin. Me veprimin me të ngjall jetën dhe e bënë jetën të lumtur.

* Besimi në librat e shenjta forcon lidhjen e robit me Krijuesin e tij. Njeriu me këtë besim ndien afërsinë dhe përkujdesjen e Krijuesit ndaj krijesave të Tij. Ndriçon jetën e tij dhe mbanë drejtësi në këtë botë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.