UBT

Kriteret e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë nuk ndryshohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Arsim i ka diskutuar kriteret e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë, të cilat ishin kritikuar vitin e kaluar, nën pretendimin se shkelin të drejtat e njeriut, por ka vendosur që ato të mbeten në fuqi edhe më tutje, meqë formulë më e mirë për të shmangur pabarazinë sociale në krijimin e paraleleve, nuk është gjetur deri tani.

Në diskutimin për këto kritere, është përfshirë edhe shoqëria civile, por ka mbizotëruar bindja se më mirë është të ketë një rregull për regjistrim dhe ndarje të nxënësve nëpër paralele, se sa kjo të lihet në duart e mësimdhënësve, meqë përvoja ka dëshmuar se janë krijuar klasë elitare dhe klasë të dobëta.

Vërejtje për kriteret ka pasur edhe një pjesë e pozitës në Komitetin e Arsimit, por megjithatë ata i ka dhënë mbështetje vazhdimit të formulës së deritashme, ndërkaq që përfaqësuesi i VV, Fehmi Sylejmani ka këmbëngulur për anulimin e këtij vendimi, sepse, sipas tij, është i paligjshëm.

Uji Dea

Nga pikëpamja ligjore, vendimi u kundërshtua edhe nga shoqëria civile.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, përmes këtij programi kompjuterik, ku përzgjedhja bëhet sipas alfabettit, gjinisë dhe numrit që do të ketë një paralele, është treguar i suksesshëm.

Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit për Arsim, ka thënë se kjo trupë profesionale e Kuvendit Komunal ka vendosur për vazhdimin e zbatimit të kritereve të tashme në procesin e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë, por ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që të nxjerrë një vendim të ri, i cili do të jetë në harmoni me ligjin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.