Fundamenti

Zbulohen pllakat përkujtimore të Halil e Teuta Alidema në varrezat e Tiranës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në përvjetorin e vdekjes së atdhetarit për çështje kombëtare Halil Alidema, një delegacion nga komuna e Vitisë në përbërje të kryetarit të komunës Sokol Haliti, kryesuesit të Kuvendit Komunal Naim Pira, përfaqësues të familjes Alidema, si dhe personalitete të shquara të shtetit shqiptar kanë vendosur kurora lulesh tek varret e Halil e Teuta Alidema në varrezat e Tiranës.

Me këtë rast në përvjetorin e 19 të vdekjes së Halil Alidemajt, respektivisht 21 vjetorin e vdekjes së bashkëshortes së tij Teutës, është bërë edhe përurimi i pllakave përkujtimore në varrezat e tyre që ka investuar komuna e Vitisë, gjegjësisht me iniciativën e kryetarit Haliti.

FIDANISHTJA

Në ceremoninë përkujtimore para varrit të patriotit Alidema, kryetari Haliti tha se intelektualin, patriotin e atdhetarin e devotshëm do ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë ngase emri jeta e vepra atdhetare e Halil Alidemës, për liri e ribashkim kombëtar, do të jenë pishtar lirie në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar. “Halili në Shqipëri veproi pa u ndalur për lirimin e Kosovës dhe trevat e tjera shqiptare të okupuara nga pushtuesi jugosllavo-serb. Ai ishte aktiv dhe themelues i celulave të para dhe sigurimin e armatimit të UÇK-së”, ka thënë Haliti.

Komuna e Vitisë, e posaçërisht kryetari i komunës Sokol Haliti, qysh vitin e kaluar duke parë gjendjen e rënd të varrezave të Halil e Teuta Alidema, pati marrë vendim që të mbulojë të gjitha shpenzimet për rregullimin e tyre, në shenje nderimi për veprën heroike të këtyre pishtarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.