Edhe Mimoza Shkodra ka filluar të zhvishet
Mimoza Shkodra jo vetëm me zërin, por edhe me performancën e saj, bëri që të pëlqehet dhe të pushtojë zemrat e shumë fansave gjithandej trojeve shqiptare. Këngët e saj janë të njohura aq sa edhe klipet, të cilat emetohen në të gjitha kanalet televizive dhe gjatë kohë qëndrojnë hite shumë të dëgjuara.
Mimoza Shkodra është edhe emër, personazh mjaft i lakuar në mediet shqiptare, si edhe në revistën “Kosovarja”, tek ka qenë edhe imazh i ballinës së saj.
Ajo që bie në sy tek fansat e saj është se ajo kohëve të fundit në rrjete sociale po poston fotografi, tek shihen pak më të zbuluara linjat e trupit të saj, paksa më e zhveshur, siç nuk jemi mësuar ta shohim më përpara.
Ndoshta edhe Moza e ka kuptuar se sot këngëtaret tona më shumë po shikohen sesa po dëgjohen. Natyrisht, ato që kanë çka të ekspozojnë…
E Mimoza ka edhe çka të ekspozojë, përveç zërit e stilit të veçantë.
Apo jo? Vlerësoni edhe ju. /Kosovarja/


