ARKATANA

Shqiptarët nuk kanë nevojë për luftëtarë kaçakë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Nga Sali Bytyçi – Ne shqiptarët në shekuj jemi të njohur për luftëtarë kaçakë, por në fund dihet rezultati i atyre luftërave: këngët popullore për kaçakët!
Shqiptarët nuk kanë nevojë për luftëtarë kaçakë, po për njerëz që veprojnë për Projektin Kombëtar Shqiptar.

Ne shqiptarët në shekuj jemi të njohur për luftëtarë kaçakë, por në fund dihet rezultati i atyre luftërave: këngët popullore për kaçakët!

Tani për tani, për të mos u bërë vegla në luftën që bëjnë partitë politike maqedonase, po edhe ato shqiptare, në mes vete, shqiptarët e Maqedonisë duhet të veprojnë në drejtim të krijimit të një Maqedonie konfederale.

UBT

Ky veprim do të nënkuptonte edhe daljen nga kënga dhe hyrjen në realitet!

E di që ne shqiptarët daljen nga kënga e përjetojmë rëndë, sepse shekuj me radhë jemi mësuar të strehohemi në to, po tepër, shumë tepër kemi qëndruar aty; tani është koha të përballemi me realitetin!

(19 maj 2015)