Goli i Gashit, më i votuari
Shkëlzen Gashi kishte realizuar një eurogol kundër Thunit.
Goli i Shkëlzen Gashit kundër Thun-it është përzgjedhur si më i bukuri nga një votim i organizuar nga Radio dhe Televizoni Zviceran (“Schweizer Radio und Fernsehen”, SRF).
“Përdoruesit e SRF-së kanë zgjedhur: goli i Shkëlzen Gashit me një diagonale nga një kënd i vështirë kundër Thun-it është goli më i bukur i Basel-it në rrugën drejt titullit të gjashtë rresht”, – shkruhet në lajmin e publikuar sot në faqen zyrtare, “Srf.ch”.
Ky gol, i konsideruar nga portali zviceran si një “gjuajtje arti” (“Kunstschuss”), mori një shumicë të qartë: 51%.
Interesant është se, dhe goli i dytë më i bukur i përket po lojtarit të Kombëtares shqiptare (20%), ai kundër Aarau-t, shkruan Zeri.
Vendet 3-5 shkuan për golat e Marcelo Diaz (13%), Breel Embolo (9%) dhe Davide Calla (7%).


