‘Xhaka, njëri nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë’
Granit Xhaka ka marrë lëvdata të shumta pas paraqitjeve të tij këtë edicion m Borussia Monchengladbachun.Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, është lavdëruar për paraqitjet e tij këtë edicion me Borussia Monchengladbachun në Bundesligë.
Graniti ka ‘rilindur’ këtë edicion, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Borussias. Drejtori sportiv i skuadrës, Max Eberl, ka vetëm fjalë miradije për lojtarin, shkruan Gazeta Express.
“Ne e morëm atë tre vjet më parë për një shumë të madhe parash, duke e ditur potencialin e tij. Ai ka bërë gjëra të mrekullueshme te Baseli”, u shpreh Eberl për Express.de.
“Atij i duhej kohë në Bundesligë. Ne qëndruam të qetë dhe kurrë nuk e humbëm durimin. Ai gjithashtu punoi shumë me vetën. Dhe çka doli nga kjo: Granit Xhaka është njëri nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë”, shtoi tutje drejtori sportiv i Gladbachut. /Express/


