Uji Dea

Haziri në panairin e Zurich-ut, i njofton investitorët e huaj për mundësitë e investimeve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition”, i cili po mbahet në Zurich të Zvicrës për tri ditë me radhë. Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori i DZHE-së, Ismail Januzi.

Kryetari Haziri ka pasur një fjalë rasti në hapje të këtij panairi, i cili ka folur për atë se përse duhet të investohet në Gjilan, për mundësitë ideale të investimeve meqë ka një popullatë të re në moshë dhe të edukuar, duke shtuar se mesatarja e pagës së ulët është atraktive për investitorët.

Kreu i Gjilanit ka shpalosur projektet e Komunës që përfshijnë gjetjen e investitorëve për ri-planifikimin dhe ri-dizajnimin e qendrës së qytetit, ndërtimin e objekteve banesore dhe afariste si dhe investime në rekreacion e shumë mundësi të tjera.

Mobi Casa

Haziri me këtë rast u ka ofruar investitorëve përkrahjen e plotë të tij, duke garantuar politika të favorshme fiskale.

“Gjilani ka një popullatë prej 91489 banorë rezident dhe më shumë se 50 mijë banorë jorezident që jetojnë në diasporë, të cilët i falënderoj dhe i aplaudoj për përkrahjen dhe investimet e bëra në Kosovë e në veçanti në Gjilan. Në fund, unë, si kryetar i Komunës së Gjilanit jam shumë i përkushtuar të mirëpres të gjithë investitorët e interesuar ndërkombëtar në zyrën time dhe në komunën tonë në mënyrë që të rrisim bashkëpunimin e ndërsjellë”, tha, ndër të tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e prezantoi komunën e Gjilanit në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition”, i cili ka nisur sot dhe do të mbahet në Zurich të Zvicrës për tri ditë me radhë thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.