FIDANISHTJA

Zejtarët do ta kenë mbështetjen e institucioneve përmes projektit ndërkufitar Gjilan-Çair

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit si përfituese e grantit të Komisionit Europian, në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar në bashkëpunim me Komunën e Çairit, si dhe partnerin lokal OJQ “AgroEko”, tashmë është në fazën e përmbylljes së identifikimit së zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale në Komunën e Gjilanit.

Gjatë kësaj kohe janë vizituar një numër i konsiderueshëm i zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale në Komunën e Gjilanit, me të cilat është diskutuar nga afër për problemet, sfidat që ata kanë gjatë realizimin të aktivitetit të tyre.

Komuna e Gjilanit përmes këtij projekti, i cili është i pari i këtij lloji në regjion, do t’u ofroj mbështetje përmes trajnimeve, shkëmbimit të përvojave nëpërmes dy komunave Gjilan- Çair, pjesëmarrjes në panair të përbashkët si dhe ofrimin e mbështetjes financiare përmes nën-granteve.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në takimin fillestar të mbajtur në Shkup të Maqedonisë ka dhënë mbështetje të fuqishme në realizim të projektit duke potencuar që përmes këtij projektit qytetit të Gjilanit, gjegjësisht përmes zejtarëve do të promovohen traditat, kultura dhe vlerat që e karakterizojnë qytetin e Gjilanit në periudha të ndryshme kohore.

Rreziku i zhdukjes se zejtareve në qytetin e Gjilanit, është rezultat i mosfunksionimit të shoqatës së zejtarëve dhe mungesës së përkrahjes institucionale. Mbështetja e këtyre bizneseve do të thotë shumë për qytetarët e saj pikë së pari në aspektin e ruajtjes së traditës, kulturës dhe vlerave tjera gjilanase, gjithashtu konsiderohet një ndër bizneset e një rëndësie të veçantë socio-ekonomike pasi që qëndrueshmëria e këtyre bizneseve ndihmon financiarisht një numër të konsiderueshëm të familjeve direkt dhe indirekt në komunën e Gjilanit.

Ky projekt do të zgjasë 18 muaj dhe zyra e projektit për bashkëpunim ndërkufitar do të jetë e hapur për nevojat e zejtareve dhe bizneseve sociale rreth promovimit të tyre, andaj besojmë që bashkërisht me zejtarët do t`ia arrijmë objektivat dhe qëllimet e këtij projekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.