Aliu: Ka rënie të intervenimeve nga ana e policisë krahasuar me vitin paraprak
Gjilan – Shukri Aliu komandant i policisë në Artanë ka thënë se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e kënaqshme dhe se krahasuar me vitin e kaluar këtë vit ka rënie të intervenimeve të policisë.
Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi(KKSB), duke referuar për gjendjen e sigurisë komandanti i stacionit të policisë në Artanë Shukri Aliu ka thënë se gjendja e sigurisë në territorin e komunës së Novobërdës, në përgjithësi është e kënaqshme dhe se nuk ka pasur intervenime që vlen të theksohen.
“Gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe se në këtë periudhë është shënuar një numër i vogël i rasteve dhe intervenimeve të policisë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak” ka thënë Aliu./rajonipress/


