Jeta dhe vepra e Rexhep Llozanës sërish e pranishme në Gjilan
Gjilan – Pas 57 vitesh largimi nga Kosova, pas disa vitesh ndjekje, burgime e maltretime të ndryshme, jeta dhe vepra e Rexhep Llozanës sërish do të diskutohet debatohet në Gjilan. Tashmë në mungesë të Rexhep Llozanës pasiqë sipas familjarëve ai ka dy muaj që ka vdekur para gjilanasve do të rrëfejnë njerëzit që e janë njohur atë për shumë vite. Ndryshe libri i tij “Jetë në ankth” e cila ka dy pjesë pasqyron shumë ngjarje, zbulon odisejadën e familjes Llozana, por edhe të vet autorit.
Qytetarët e Gjilanit kanë rast të mirë që me 21 maj, në sallën e teatrit në Gjilan duke filluar në ora 12 nën organizimin e Kryesisë së Shoqatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës të evokojnë tragjeditë dhe heroizmin e familjes Llozana nga Gjilani për afër një shekull .
Qytetarët e Gjilanit kanë rast të mirë që me 21 maj, në sallën e teatrit në Gjilan duke filluar në ora 12 nën organizimin e Kryesisë së Shoqatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës të evokojnë tragjeditë dhe heroizmin e familjes Llozana nga Gjilani për afër një shekull.
Sa patriotike ka qenë familja Llozana dëshmojnë edhe shumë dokumente në arkivat e ndryshme si të ato të Kosovës një ashtu edhe tek ato serbe. Kjo familje patriotike që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore kishte vizione të qarta për popullin shqiptarë duke dëshmuar se shtëpia e familjes Llozana ishte “fole” e shumë figurave të ndritshme historike patriotike shqiptare.
Veprimtarin anti Komuniste dhe anti Jugosllave familja Llozana e luftoi me shumë sakrifica të mëdha duke qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejt siç ishte Shaban Llozana, Ibrahim Llozana, Rexhep Llozana e Fatime Llozana këta tre ishin vëllezër dhe motra e tyre.
Se cilat ishin veprimtarit e kësaj familje patriotike dhe atdhedashëse dëshmojnë edhe librat të cilat janë botuar për familjen Llozana ku mundë të hasësh në shumë figura të ndritura të kombit tonë, në këto libra theksohet se si Ramiz Cërrrnica kishte pasur kontakte të ngushta me këtë familje.
Pastaj për Aradhën “Zenel Hajdini” , “Luftën e Livoqit”, Aradhën “Meto Bajraktari” për “Abdulla Preshevën”,” Musa Zajmin” “Masakrën e Gjilanit” e shumë takime tjera dhe veprimtari ilegale të cilat kjo familje i ka bërë për afër një shekull të tërë.
Në librat e botuar për familjen Llozana hasim në takimet dhe thëniet të cilat i ka pasur kjo familje me Fadil Hoxhën, Sinan Hasanin të cilat gjerë më tani kanë qenë shumë enigmatike për popullin shqiptar.
Rexhep Llozana në tri vëllime ka botuar përmbledhje për familjen Llozana me titull “Një Jetë në Ankth”. Do të jetë një rast i mirë në këtë Akademi Përkujtimore të dëgjohet fjala e kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës Zija Mulhaxha si dhe Fehmi Rexhepit.
Rexhep Llozana nuk kishte vendosur të hesht, por të flas hapur me një guxim të kujdesshëm. Libri i tij “Jetë në ankth” e cila ka dy pjesë pasqyron shumë ngjarje, zbulon odisejadën e familjes Llozana, por edhe të vet autorit.
Rexhep Llozana edhe në vitin 2008 ishte në Gjilan ku promovojë librin e tij dhe pati thënë:” Jam nxitur që të shkruaj këtë libër jo nga lavdia personale, por për tu dhënë përgjigje atyre që kishin shkruar dhe që më kishin nxitur. Kur fillova të shkruaja të kaluarën time, nuk u nxita nga ndonjë lavdi personale, por u nisa nga fakti se tragjedia që ka ndjekur prej shekujsh familjen time, njësohet me tragjedinë dhe fatkeqësinë e shumicës së popullit tim”
Libri “Jetë në ankth” ka një rrëfim të sinqertë, të ngrohtë dhe të kapshëm. Familja, Llozana është simbol i guximit dhe i qëndresës. Rexhep Llozana mbajti mbi 24 vite burgje, por kurrë nuk u dorëzua ishte thënë në këtë promovim.
Ndryshe, Rexhep Llozana ka lindur më 1925 në Gjilan. Për shkak të aktivitetit të tij kundër regjimit titist më 1959 me ftesë të Shqipërisë shkon atje ku edhe vdes para dy muajve./rajonipress/


