Hidromorava

Hoxhaj: Pa ushtri, të vështira marrëdhëniet kontraktuale me NATO-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folur për sfidat e sigurisë të Kosovës e veçmas procesin e anëtarësimit në NATO si reflektime të analizës së sapo publikuar të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Në këtë tryezë, Hoxhaj ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të themelohen sa më shpejt që është e mundur.

“Themelimi i FAK-ut duhet të ndodhë sa më të shpejt. Jo më larg se gjysma e dytë e këtij viti. Pa ushtri, është shumë e vështirë për të nisur një proces normal të marrëdhënieve kontaktuare me NATO-në. Derisa të lëvizim në intensifikimin e bashkëpunimit duke hapur zyra ndërlidhëse politike respektive ndërmjet Kosovës dhe NATO-së, Kosova duhet të anëtarësohet edhe në disa organizata të tjera të sigurisë sikurse Adriatic Charter (A-5)” ka thënë Hoxhaj.

FIDANISHTJA

Ai më tej ka shtuar se “NATO ka përdorur dy qasje karshi nesh, në aspektin politik ka ndjekur qasjen e statusit neutral ndaj Kosovës ndërsa në atë ushtarak e ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve”.

Sipas tij, edhe katër vendet anëtare të NATO-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të shfaqin përkrahjen e tyre edhe për ambiciet e sigurisë të Kosovës sikurse e kanë bërë deri më tani në agjendën evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.