FIDANISHTJA

Ndahen bursa për nxënës të klasës së 10-të për vitin shkollor 2015-2016

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Fondacioni Kosovë-Luksemburg në vazhdimësi po mbështet projekte të sferave të ndryshme në komunën e Vitisë, respektivisht në fushën e arsimit në përmirësimin dhe krijimin e kushteve mw tw mira për mësim.

Ndihma e këtij fondacioni që financohet nga Qeveria e Dukatës së madhe të Luksemburgut, ka vendosur të ofrojë bursa mujore për minimum një vit shkollor, me mundësi vazhdimi në mënyrë që të lehtësoj nxënësve vijimin e shkollës dhe të ndihmoj ata në arritjen e rezultateve.

Drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka theksuar se ndihma që fondacioni Kosovë-Luksemburg I ka dhënë arsimit në komunën e Vitisë është e madhe dhe falënderon përfaqësuesit e kësaj organizate për përkushtimin dhe angazhimin që po japin në fushën e arsimit.

Sipas Sinanit, Caritasi i Luksemburgut gjatë vitit 2013 ka furnizuar shkollat e komunës së Vitisë me mjete konkretizimi, ndërsa në 2014 ka organizuar trajnimin e arsimtarëve sidomos të mësimit klasor, ndërkohë që tash në këtë vit kemi bërë kërkesë për furnizim me aparate e sidomos me kamera nëpër shkolle që beson se do të realizohet edhe ky projekt.

Hidromorava

Në kuadër të kësaj përkrahje, sot është bërë e ditur nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg se me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunën e Vitisë, do të përkrah me bursa shkollore nxënësit e klasave të nënta (9-ta) e të cilët regjistrohen në klasën e 10-të gjatë vitit shkollor 2015-2016.

Andaj nxënësit e interesuar për aplikim të kësaj burse, mund të shkarkojnë aplikacionet ku edhe janë udhëzimet dhe forma e aplikimit./rajonipress/

Aplikacioni për bursë mund të shkarkohet duke klikuar këtu.

https://kk.rks-gov.net/viti/Shpalljet/Njoftimet.aspx

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.