Fundamenti

775 nxënës braktisën shkollën e mesme në gjysmëvjetorin e parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Ëndrra ime është që të vazhdoj shkollimin”. Kështu kishte shkruar Gramoza Bytyçi në vitin 2009 për revistën e shkollës fillore “Dy dëshmorët” në Arbanas të Prizrenit, në të cilën ajo kishte qenë nxënëse deri në përfundim të klasës së nëntë, shkruan sot Koha Ditore.

Por dëshira e saj nuk iu realizua. Kjo, meqë Gramoza me të përfunduar shkollën fillore u detyrua të ndërpresë mësimin për t’i ndihmuar familjes së saj, e cila jetonte në kushte të rënda ekonomike.

“Kushtet”, ka thënë ajo prerë për gazetën, duke folur për rrethanat kur kishte marrë vendimin për ta lënë shkollën që e donte aq shumë. “Babi pa punë, nëna pa punë. Babi ka qenë edhe shumë i sëmurë nga një infeksion në veshka, e unë thjesht nuk kam dashur që të bëhem barrë e askujt…”, ndërpreu rrëfimin për të fshirë lotët që ia përshkonin fytyrën. “Nuk ka asgjë më rëndë sesa me i kërkuar dikujt para”, vazhdoi ajo.

Vetëm në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor, shkollën e mesme, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, e kanë braktisur 775 nxënës, përcjell koha.net. Edhe këtë vit për nga numri i braktisjes dominojnë djemtë.

ARKATANA

Ky fakt, sipas Dukagjin Pupovcit, është tregues se braktisja po ndodh për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Nga MASHT-i thonë se janë të shqetësuar me të dhënat aktuale, por nuk flasin për zgjidhje konkrete të problematikës.

http://koha.net/?id=27&l=57900

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.