Sqarimi i Lutës dhe përgjigja e Rajonipress
Gjilan – Të deleguarit e mi nga 4 janari janë marrë me zgjidhjen e problemit në “Eco-Higjienë” 24 orë, shtatë ditë!. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, njofton qytetarët se të deleguarit e tij, Agim Zuzaku, Xhelal Jetishi dhe Fadil Gashi, janë marrë me zgjidhjen e problemit në kompaninë “Eco-Higjiena” nga 4 janari 2017, 24 orë, e shtatë ditë. Rajonipress sa për sqarim ndaj Lutës dhe lexuesve ka pasqyruar vetëm 10% të atij kaosi që ka ndodhur në pesë ditët e fundit dhe që po ndodhë ende. Problemi madje nuk është zgjidhur ende me mbeturinat sepse kudo kemi deponi, kudo kemi qen endacak, kudo kemi trotuare të papastra.
“Prandaj, nuk qëndron konstatimi i portalit “Rajonipress” se është neglizhuar ky problem dhe kualifikimi “i del gjumi edhe Lutës!” është dashakeq dhe tendencioz. Për herë të parë po ndodhë që unë jam me punëtorët, fuqishëm mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndërkaq “Rajonipress” është me menaxhmentin. Arsyejet e kualifikimeve të pabaza, duke marrë anë në vend të trajtimit të kësaj problematike me objektivitet, si një nga bazat kryesore të gazetarisë, i dini ju më mirë!”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në këtë sqarim.
Sqarimi i Rajonipress
Kemi pritur që të paktën Luta të kërkojë falje publike ndaj qytetarëve të Gjilanit për këtë kaos të tmerrshëm që ndodhi ditëve të fundit.
Ne si medium vetëm kemi pasqyruar gjendjen reale dhe reagimet e shumta të qytetarëve. Asnjëherë si tani nuk ka pasur reagime qytetare ndaj qeverisjes komunale për neglizhencë dhe papërgjegjësi totale ndaj publikut.
Ne nuk e mohojmë angazhimin e zyrtarëve tuaj, por mos harroni se mbeturinat ende i kemi te dera. Ne ende fëmijët duhet t`i dërgojmë në qytet me Taksi ose nën përcjelljen e prindërve sepse kudo ka qen endacak si pasojë e bërllokut të shumtë të grumbulluar.
Vlerësimi se ju jeni me punëtorët e Rajonipress me menaxhmentin është tejet qesharak sepse qytetarit nuk i interesojnë interesat e juaja partiake, por shërbimet publike, të cilat ditëve të fundit ishin në nivelin jo të duhur të detyrës.
Pra, i nderuari kryetar, zemërimin angazhoje tek zyrtarët e tu “besnik” e jo tek servilët që po të informojnë keq e më keq. Gjendja ende s`ka ndryshuar, kudo bërllok, kudo deponi të mbeturinave, kudo qen endacak, kudo rrugë e trotuare të papastra. /rajonipress/


