Hidromorava

Besart Berisha mbret, gol dhe titull për Melbournen

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Është njeri i finaleve, është njeri që nuk humb rastet që i jepen për të shënuar, është njeriu më i urryer për portierët kundërshtarë pasi gjithmonë i gjunjëzon ata.

Fjala është për sulmuesin më të mirë shqiptarë në dekadën e fundit, Besart Berishën, i cili ka arritur edhe një titull të kampionit në Australi, ku kësaj radhe feston me Melbournen.

Ylli kosovar, ka shënuar gol në finalen mes skuadrës së tij Melbourne Victory dhe Sydneyt, që përfundoi me rezultat 3-0, transmeton Telegrafi/

ARKATANA

Prishtinasi e hapi serinë e golave në minutën e 33-të, të ndeshjes, ku pasi u asistua nga Guillerme, tregoi edhe njëherë se është ‘vrasës’ për portierët kundërshtarë duke shënuar për 1-0, dhe duke sjellë gëzim të madh te tifozët.

Deri në fund të ndeshjes, Melbourne shënoi edhe dy gola të tjerë, nëpërmjet Barbarouses dhe Brexhamit.

Ky ishte titulli i tretë në karrierë për Berishën në kampionatin australian, pasi dy herë më parë u shpall me ish-skuadrën e tij, Brisbane Roar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.