Shala rikthehet nga lëndimi
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala është rikthyer nga lëndimi i pësuar javë më parë. Anëtari i skuadrës çeke, Sparta Pragë, është aktivizuar në ndeshjen e mbrëmshme me skuadrën e tij në fitoren e thellë 5-2.
Shala iu rikthye fushave pas gjashtë javëve mungesë nga lëndimi i pësuar në këmbën e tij të majtë.
Ai ka shkruar në faqen e tij zyrtare se është i lumtur me rikthimin në fushë.
“Pas gjashtë javëve u riktheva nga lëndimi. I lumtur që mbrëmë luajta me klubin tim dhe me fitoren e arritur. ”, shkroi Herolindi në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Telegrafi/


