Eko Higjiena

Hendbollistët e Dritës kampion të Ligës së parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hendbollistët e Dritës garat që i zhvilluan në Ligën e Parë të hendbollit të Kosovës me meritë u shpallën kampion të kësaj lige në mënyrë triumfale duke u inkuadruar drejtpërdrejt në Superligën e Kosovës.

Djelmoshat e këtij klubi gjatë 21 xhiro të zhvilluara shënuan 10 fitore, 1 humbje dhe një barazim duke dëshmuar se në këtë ligë ishin të pa konkurrencë.

Këta hendbollist pasë rënies nga Superliga e Kosovës në edicionin e kaluar hasën në probleme të mëdha ku ishte në pikëpyetje se a do të shuhet klubi dhe në një farë mënyre dhe u shua duke u larguar i gjithë stafi i klubit dhe hendbollistët.

Njeriu largëpamës Luan Sllamniku i cili njeherit i kryen të gjitha funksionet në klubin e Dritës mobilizohet së bashku me Arbër Musliun duke i tubuar një nga një hendbollistët, dhe ia arrijnë qëllimin duke i filluar garat.

KKVITI

Këta hendbollist të rinjë dhe shumë të talentuar përgjatë tërë stinorit kanë zhvilluar garat në mënyrë vullnetare pa asnjë cent vetëm që të mbrohen ngjyrat e klubit dhe dinjiteti i qytetit të Gjilanit.

“Ka qenë shumë vështir të mobilizohemi që nga fillimi por nga zemra i falënderoj të gjithë hendbollistët që më kanë përkrahur dhe më kanë besuar këta djelmosha përpos që rikthehen në mënyrë triumfale në Superligën e Kosovës në Hendboll këta u dalluan edhe për talentin e tyre duke dhënë shembull se vetëm me punë të organizuar mund të arrihen synimet të cilat i kishim parashtruar gjatë tërë edicionit të garave”, shprehet Luan Sllamniku

Kontribut të jashtëzakonshëm për rikthimin në Superligë dhe njëri ndër hendbollistët kyç të skuadrës së Dritës ishte edhe portieri Liridon Musliu i cili gjatë tërë edicionit të garave dëshmoi formë të lart,” Jam shumë i lumtur me rikthimin në Superligë meritë të veçantë ka prijësi ynë Luan Sllamniku i cili në momentet më të vështira diti ta mobilizoj skuadrën njashtu një falënderim i veçantë ju shkon edhe bashkëlojtarëve të mi të cilët shumë herë edhe ujë nuk kemi pasur të pimë por dëshira ndaj hendbollit i kemi tejkaluar të gjitha sfidat, “tregon për rajonipres portieri Liridon Musliu.

Hendbollistët e Dritës me stafin e skuadrës, pasë rikthimit në Superligën e Kosovës në hendboll për stinorin 2015-2016 bëjnë apel tek të gjithë dashamirët e sportit në veçanti të hendbollit që t`ju dilet në ndihmë në mënyra të ndryshme, por një apel i veçantë i drejtohet Komunës së Gjilanit që ky klub mos të vije përball krizave të mëhershme duke e ditur se hendbolli i Gjilanit ka lënë gjurmë të pashlyera me vite të tëra jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.