Eko Higjiena

UP-ja rrezikon riakreditimin e 60 programeve, shkaku i borxheve ndaj AKA-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Universiteti i Prishtinës rrezikon të fillojë vitin e ri akademik pa 60 programe të studimeve bachelor dhe master, të cilat është dashur të riakreditohen sivjet, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, për shkak se Universiteti nuk i ka shlyer të gjitha obligimet financiare ndaj Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Shuma e borxhit arrin në mbi 200 mijë euro.

Përderisa drejtues të UP-së kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Arsimit për shlyerjen e këtij borxhi, zyrtarë të AKA-së thonë se UP-ja nuk u është përgjigjur në asnjë formë kërkesave dhe njoftimeve që ata i kanë drejtuar institucionit në lidhje me borxhet.

Mobi Casa

Fortuna Mehmeti, zyrtare në AKA, ka thënë për “Kohën Ditore” se në muajin tetor të vitit të shkuar ka pranuar aplikacione për riakreditim nga 9 njësi akademike të UP-së, ku bëhet fjalë për rreth 60 programe të studimit bacleor dhe master. Sipas saj, shumica e tyre janë në riakreditim, pasi që në shtator do t’u skadojë akreditimi.

http://koha.net/?id=27&l=57674

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.