ARKATANA

Besart Berisha, “shqiptari i çmendur”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Për disa, ai është ‘crazy Albanian’ (shqiptari i çmendur), por Besart Berisha është një fitues”.Kështu e cilëson një nga gazetat më të mëdha në Australi, “Australian”, sulmuesin shqiptar të Melbourne Victory në prag të “Finales së Madhe” kundër Sydney FC.

Nuk mund të ketë finale të A-League pa pasur në fokusin e vëmendjes një njeri që ka polarizuar opinionin në katër sezonet që ai luan në Australi, qysh kur mbërriti nga Gjermania në vitin 2011.

“Dashuroheni atë apo urreheni atë, por ju duhet të admironi talentin e Berishës së një golashënues dhe kompetivitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe dëshirën për të fituar, çka bën ta shikosh shpesh atë të grindet me kundërshtarët zyrtarët dhe madje të shokëve të ekipit të tij”, thekon Australian.com.

Gazeta australiane e cilëson Berishën si një nga sulmuesit më me influencë në historinë e A-League, dhe se ai do të jetë në qendër të vëmendjes në “Grand Final” midis Melbourne Victory dhe Sidney FC.

United Hospital

“Berisha i zotëron raste të tilla. Vetëm hidhini një sy rekordit të tij. 29-vjeçari po luan finalen e tij të madhe të tretë në katër sezine, me tre gola të shënuar, dhe kështu kupton se atij i pëlqen të jetë një fitues dhe të kontribuojë në ato suksese”, vazhdon specialja e “Australian”.

Besarti e ndihmoi ish-skuadrën e tij, Brisbane Roar të fitonte dy tituj në tre sezone, duke shënuar gola në të dy finalet, ku arriti të marrë edhe një penallti pas një simulimi të pastër.

Ish-sulmuesi i Kombëtares e ka treguar veten si një fitues, dhe ishte kjo arsyeja se përse trajneri i Melbourne Victory ishte i përgatitur për të hedhur një shumë të madhe parash, për ta bërë të vetin atë. Besart ika shënuar 14 gola këtë sezon me Melboune, më i mirë i skuadrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.