Luta rikonfirmohet kryetar i LDK-së, 101 delegatët votuan pro tij
Gjilan – Në Kuvendnin e tetë zgjedhor të degës së LDK-së në Gjilan nga 101 delegatë sa ka pasur ky Kuvend Lutfi Haziri ka marrë të gjitha votat për të qenë edhe për një mandatë në pozitën e kryetarit të degës. Luta ka thënë se LDK do të bëhet edhe më e fuqishme.
Lutfi Haziri ka marrë të gjitha votat e 101 delegatëve të LDK-së në Kuvendin e tetë zgjedhor të degës që u mbajt sot në teatrin e Gjilanit raporton rajonipress.
Kuvendi i degës vendosi që me vota të hapura të votohet kandidati për kryetar dege dhe nga 101 delegatët e pranishëm Luta mori bekimin e të gjithë delegatëve.
Ndryshe Haziri pas marrjes së këtij besimi tha para delegatëve se LDK-ja në Gjilan dhe në nivel vendi do të forcohet dhe më shumë. “Jemi në rrugë të mbarë që LDK ta forcojmë në rrugën e drejtë rugoviane dhe inkuadrimi i shumë kuadrove të reja, përkrahja dhe mbështetja e madhe që po na jepet në teren dëshmojnë qartë se LDK po forcohet dhe po fuqizohet” tha Haziri.
Ndryshe Kuvendi i tetë (VIII) po i vazhdon ende punimet./rajonipress/


