Eko Higjiena

Dy studentë të Universitetit të Gjilanit fitojnë bursë për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimet me universitete të ndryshme nëpër botë, kanë nisur të japin frytet e para për studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” (UKZ). Kështu në kuadër të projektit Erasmus Mundus Green Tech, dy studente të vitit të pare, Xheneta Vranovci, student e Fakultetit Ekonomik dhe Buen Bajrami, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” , kanë përfituar një bursë një-vjeçare për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti asistenti, Liridon Dalipi, Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” është përzgjedhur pjesë e stafit akademik në PhD, në Universitetin e Leonit të Spanjës. Këto bursa janë ndarë për vitin akademik 2015/2016.

Kjo ka gëzuar edhe drejtuesit e UKZ. Me këtë rast, Naim Syla, u.d. rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, i ka pritur në takim bursistët, duke i uruar për suksesin e arritur.

Fundamenti

Rektori Naim Syla, u shpreh i kënaqur që studentë dhe profesorë të UKZ-së po bëhen pjesë e aktiviteteve universitare me karakter ndërkombëtar.

Ai tha se suksesi i këtyre studenteve është një shembull i mirë edhe për të tjerët që me punë arrihet shumë. “Shpresojmë se shembullin tuaj do ta ndjekin edhe shumë studentë të tjerë, në mënyrë që hapim sa më shumë perspektivën për të rinjtë tanë”.

Bursistët kanë falënderuar drejtuesit e UKZ për mbështetje dhe kanë shprehur vendosmërinë e tyre që ta përfaqësojnë sa më denjësisht UKZ –në, në Universitetin e Paderbornit të Gjermanisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.