UBT

Si po fiton Shqipëria me De Biasin?!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

“Është trajneri që është duke rishkruar historinë e futbollit shqiptar”. Ky është konkluzioni i portalit të specializuar sportive, Allfootball.it pas një interviste të gjatë me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, të pamposhtur në fushë gjatë eliminatoreve të Euro 2016 në grupin I. “Dhe më kundërshtarë më të kuotuar: Portugalia, Danimarka dhe Serbia. Më këtë fundit, më 14 tetorin e vitit të kaluar në Beograd, ka humbur vetëm në tavolinë.

Futbolli i ka dhuruar teknikut italian një fitore historike 1 me 0 në Portugali”, – thuhet në specialen e kushtuar De Biasi-t, me një karrierë të gjatë si lojtar, dhe tashmë në bankinën e një prej zbulimeve te panoramës futbollistike europiane, Kombëtares shqiptare. (Në foto janë dy ushtrime të ideuara nga ndihmësi i De Biasi-t, Paolo Tramezzani dhe të kryera nga Kombëtarja shqiptare gjatë seancave stërvitore).

Çfarë duhet të bësh për a shndërruar një skuadër të respektuar në një kombëtare, të konsideruar të paktën deri pak vite më parë, në një nga “hirushet” e Europës?

“Nuk ka sekrete të veçanta, fjala kyçe është organizimi. Kurojmë detajet e fazës së lojës pa top, jemi kompakt dhe kohezivë, repartet lëvizin sipas një logjike precize dhe të parashikuar. Arrijmë kështu.. një fazë mbrojtjeje efikase dhe reduktojmë në maksimum rreziqet, skuadra ka një identitet të saktë të lojës dhe është e vetëdijshme. Edhe në zotërimin e topit jemi të mirë organizuar, kujdesemi shumë për detajet. Në goditjet standarde, për shembull, studiojmë zgjidhje të ndryshme kjo në varësi të kundërshtarit me të cilin do të takohemi. Në kualifikuese kemi realizuar tre gola nga goditjet standarde, një rezultat i mirë. Pastaj, kemi punuar shumë nga pikëpamja psikologjike. Kemi kërkuar të mbjellim të djemtë kurajë, kemi bërë të kuptojnë se ata nuk janë as një hirushe dhe as një viktimë që pret të sakrifikohet. Dhe faktet janë duke e dëshmuar këtë”.

KKVITI

“Dhe më kundërshtarë më të kuotuar: Portugalia, Danimarka dhe Serbia. Më këtë fundit, më 14 tetorin e vitit të kaluar në Beograd, ka humbur vetëm në tavolinë. Futbolli i ka dhuruar teknikut italian një fitore historike 1 me 0 në Portugali”, – thuhet në specialen e kushtuar De Biasi-t, me një karrierë të gjatë si lojtar, dhe tashmë në bankinën e një prej zbulimeve te panoramës futbollistike europiane, Kombëtares shqiptare. (Në foto janë dy ushtrime të ideuara nga ndihmësi i De Biasi-t, Paolo Tramezzani dhe të kryera nga Kombëtarja shqiptare gjatë seancave stërvitore).

Çfarë futbolli luhet jashtë? Italia vetëm këtë vit ka rigjetur rezultatet në Europë, por është mbrapa në renditjen botërore. Përse?

“Jashtë ka më shumë intensitet dhe shpejtësi në lojë. Sistemet e ndryshme të lojës janë interpretuar me një përkushtim të madh atletik dhe vazhdimësi në manovër, janë më superiorë fizikisht dhe ka më shumë dinamizëm. Nuk është një çështje që ka të bëjë me përgatitjen atletike, pasi në aspektin fizik në Itali punohet shumë mirë. Përkundrazi është një çështje mentaliteti dhe kulture, te ne lojtarët vuajnë shumë ngarkesën psikologjike dhe presionin që vjen nga jashtë, i jetojnë ndeshjet si të ishin mundësia e fundit. Në Italia ka rëndësi vetëm rezultati dhe nuk ka vëmendje, ashtu siç duhet të ishte, ndaj paraqitjes dhe kërkimit të lojës”.

“Po, është kështu. Kemi vendosur objektiva, mbi bazën e të cilave janë dhënë prej kohësh dhe në funksion të kësaj kemi filluar të punojmë. Është bërë, për shembull, një punë e shkëlqyer ‘scouting’ (zbulimi lojtarësh). Kemi kërkuar lojtarët më minuta në këmbë, duke i vëzhguar ata në kampionatet kryesore europiane, e më pas i kemi zgjedhur ata në bazë të kapacitetit të tyre, pa asnjë parakusht të jashtëm, pasi janë të perspektivës. Grupi ka ndryshuar fort në raport me menaxhimin e mëparshëm dhe me të paktën tre të katërtat me elementë rinj. Nga garda e vjetër nuk ka mbetur thuajse asnjë dhe me këtë grup mund të përballojmë të paktën dhe dy cikle kualifikuesesh në europianë. Kemi ndërtuar veçanërisht kështu, për të punuar tani duke menduar për të ardhmen”./Sportal

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.