Luta e merr bekimin nga Forumi i Gruas për të udhëhequr me LDK në qendër
Gjilan – Forumi i Gruas dega në Gjilan e mbështet fuqishëm, Lutfi Hazirin për Kryetar të LDK-së në nivel qendrorë. Struktura e Forumit të Gruas dega në Gjilan në mbledhjen e mbajtur me strukturat e saj japin mbështetje të pakontestueshme kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit dhe njëherësh kryetar i Degës së LDK-se në Gjilan për kryetar të LDK-së.
Lutfi Haziri nga Anamorava ka patur rrugëtime të vështira prej viteve të 80-ta si i ri, ku në vitin 1998 u burgos me akuza të udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Karadakut.
Në vitin 200 është zgjedhur Kryetar i Komunës së Gjilanit kurse në vitin 2001 Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës në këtë funksion u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg ( këshilli i Europës), në vitin 2004 Ministër i i parë i Pushtetit Lokal, Ministër i Kulturës, zv. Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, Deputet në parlamentin e Kosovës tani Nënkryetar i LDK-së. Me aktivitetin e tij politik asnjëherë nuk e zhgënjeu elektoratin e LDK-së. Lidership me aftësi për ndikim tek të tjerët, lidership besnik, me karakter dhe mbi të gjitha i afërt me çdo qytetar duke e vënë vetën nga pozita e tij në pozicionin e tyre.
Haziri edhe pse i ri në moshën 28 vjeçare arriti fitoren bindëse për ta udhëhequr Komunën e Gjilanit ku elektorati nuk ia harroi sakrificat dhe e shpërbleu me votat e tyre fitimtar sikurse e dëshmuan edhe zgjedhjet e fundit të vitit 2013 do ta dëshmojë edhe në kuvendin e VIII-të të LDK-së dega Gjilan.
Ne si Struktura të kryesisë së Forumit të Gruas i japim mbështetje të fuqishme liderit të pakontestueshëm edhe për kryetar të LDK-së në nivel qendrore sepse tani është momenti që LDK të udhëhiqet nga një Lidership i Anamoravës.
Prandaj, Lutfi Haziri mund të jetë një shpërblim për elektoratin e LDK-së dhe qytetaret e Kosovës thuhet në komunikatën e Forumit Gruas të LDK-së dega në Gjilan./rajonipress/


