ARKATANA

Vitia, komuna e parë që prezanton propozim rregulloren për korrje – shirje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë është ndër komunat e para që e ka paraparë rregullimin e fushatës së korrje-shirjeve me një akt të tillë siç është kjo propozim rregullore duke potencuar se kjo është në interesin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur të enjtën është diskutuar rreth propozim rregullores për mënyrën e organizimit të korrje-shirjeve në Komunën e Vitisë, por edhe rreth propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluejtëshme të Komunës, kompanisë KKDFE SH.A “KEDS” J.S.C me qëllim të vendosjes së një trafo elektrike në zonën kadastrale në fshatin Smirë.

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me qëllim të organizimit sa më të mirë të korrje-shirjeve në territorin e kësaj komunë ka prezantuar sot në Këshillin e Drejtorëve propozim rregulloren për mënyrën e organizimit të korrje-shirjeve ku ndër tjerash në të përcaktohen kushtet dhe detyrat jo vetëm për komunën por edhe për bujqit dhe autokombajnerët gjatë kohës së korrje shirjeve etj.

Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë mbledhjes së këshillit të drejtorëve ka prezantuar këtë Propozim Rregullore. “ Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktoj kushtet e korrje-shirjeve në komunën tonë dhe duke pasur parasysh se korrje-shirja realizohet në afate mjaftë të shkurtuar andaj edhe organizimi i punëve duhet të jetë në nivelin e duhur. Po ashtu në bazë të kësaj rregullore parashihen edhe detyrat dhe obligimet që ka Komuna e Vitisë, përkatësisht Komisioni komunal gjatë kësaj faze si respektimi i afateve të përcaktuara, gjendjen teknike të makinave për korrje, mjetet për mbrojtje nga zjarri si dhe disa gjëra të tjera” u shpreh drejtori Ademi.

ARKATANA

Në këtë rregullore ndër tjerash parashihen edhe disa rregulla për autokombajnerët e ndër to janë që korrje-shirja të kryhet në afatin e paraparë dhe më cilësi dhe të sigurohet që humbja e drithit të mos jetë më i madh se 3% por që edhe lartësia e korrjes të stërnishtës të mos jetë më e lartë se 15cm.

Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë është ndër komunat e para që e ka paraparë rregullimin e fushatës së korrje-shirjeve me një akt të tillë siç është kjo propozim rregullore duke potencuar se kjo është në interesin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së palujtëshme të Komunës, kompanisë KKDFE SH.A “KEDS” J.S.C me qëllim të vendosjes së një trafo elektrike në zonën kadastrale të fshatit Smirë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.