Hidromorava

Mazhoranca s’i ka votat për Specialen, thotë Selimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti Rexhep Selimi, ka thënë se qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje karshi Gjykatës Speciale janë të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë të ndryshojnë. “Kemi mjaft argumente për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, madje nuk kanë mundësi që ato t’i hedhin poshtë as ta që mendojnë se janë të obliguar që ta votojnë atë”, ka thënë Selimi në Interaktiv të KTV-së.

Selimi ka thënë se e konsiderojnë të padrejtë këtë Gjykatë, si dhe paragjykuese kundrejt luftës së UÇK-së, e cila nuk dëmton vetëm atë por në përgjithësi Republikën e Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se Këshilli i Sigurimit nuk ka as bazë ligjore e as vullnet politik për ta bërë Specialen, nëse këtë nuk e bën Kosova. “Tek e fundit ne nuk jemi të zgjedhur për të votuar për të keqën më të vogël për Kosovën, nëse na thuhet se nëse nuk e votoni të keqen, do të bëhet edhe më keq që atë ta miratojë OKB-ja”, ka thënë Selimi. “Nuk do të duhej që këtë ta bënte Kuvendi i Kosovës, sepse deputetët nuk janë të zgjedhur për të votuar për të keqen më të vogël apo për të keqën më të madhe për Kosovën, por janë të zgjedhur për të votuar për të mirën e saj. Prandaj ne jemi kundër kësaj Gjykate”, ka shtuar ai.

Uji Dea

Deputeti Vetëvendosjes, është shprehur i bindur se shumica në Kuvend megjithatë nuk i ka numrat për themelimin e Speciales.
“Sikur t’i kishte besoj se kjo do të ishte çështje e harruar”, ka thënë ai.

http://koha.net/?id=27&l=57372

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.