Eko Higjiena

Deputetët e AAK-së, mbështetje Gjilanit për zhvillim dhe investime shtesë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës Valentina Bunjaku – Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë pritur në një takim pune Grupin Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin e Republikës, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin dhe nevojën e madhe të Gjilanit për mbështetje financiare në mënyrë që të ketë më shumë buxhet për zhvillim dhe investime në këtë pjesë të Kosovës.

Me këtë rast Haziri, ka thënë se kjo vizitë është me prioritet për mbështetjen e Gjilanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mbështetje në programet dhe prioritetet tona që i kemi paraqitur që të merren parasysh me rastin e rishikimit buxhetor për të ndikuar në përmirësimin e gjendjes në të cilën është Gjilani.

“Sot ne kemi pritur Grupin e Deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë dhënë mbështetje të fuqishme për programet dhe prioritetet tona të cilat i kemi paraqitur me kohë për t’u marrë parasysh gjatë rishikimit buxhetor. Rishikimi buxhetor duhet të përmirësoj gjendjen dhe të eliminoj problemet nëpër të cilat po kalon Komuna në aspektin buxhetor dhe të zvogëloj listën e borxheve dhe obligimeve ndaj qytetarëve”, tha ndër të tjerash në fjalën e tij para gazetarëve kryetari Haziri.

Uji Dea

Ndërsa nga ana e saj shefja e GP të AAK-së, Donika Kada – Bujupi, ka thënë se janë iniciuar vizita të kësaj natyre në të gjitha Komunat e Kosovës, para rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës, me qëllim që të marrim imputet nga baza, për nevojat e Komunave dhe për kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që të japim kontributin tonë si grup parlamentar në të mirën e zhvillimit dhe investimeve.

“Kemi nisur me Gjilanin dhe do të vazhdojmë vizitat tona edhe në Komunat e tjera për të vizituar bazën e shoqërisë, për të parë nga afër kërkesat e institucioneve lokale dhe kërkesave të qytetarëve, para rishikimit buxhetor. Qeveritë qendrore gjatë periudhave të ndryshme, i kanë mbetur borxh Gjilanit në kuptimin e investimeve, të zhvillimit dhe në kuptimin e mungesës së projekteve kapitale, të cilat janë strategjike për këtë zonë”, tha ajo duke theksuar se mbështetja e AAK-së do të jetë e fuqishme për projektet të cilat janë dorëzuar me kohë nga Komuna e të cilat pranë komisioneve përkatëse do të shqyrtohen dhe do të marrin votën e deputetëve tanë për ecje përpara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.