Kapet i dyshuari që shtiu me armë në shtëpinë e familjarëve të ish bashkëshortes
Gjilan – Pas një pune intensive në teren nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Viti, për hetimin e rastit,,shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” të datës 23.04.2015 ku nga person i panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë në një shtëpi banimit, me datë 12.05.2015 , policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë kanë arritur ta identifikojmë të dyshuarin B. Sh. 1988.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetur prova të qëndrueshme se ai kishte shti me armë automatike në drejtim të shtëpisë së familjarëve të ish bashkëshortes së tij në fshatin Pozheran tha Ismet Hashani zëdhënës i Policisë në Gjilan.
Atij i është gjetur edhe arma me të cilën besohet se ka gjuajtur në drejtim të shtëpisë, arma është pushkë automatike AK-47 kalibrit 7.62, dhe një karikator pa fishek.
E njëjta është gjetur dhe konfiskuar në stallën e kafshëve te shtëpia e të dyshuarit në fshatin Ponesh.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për krime të rënda i cila ka urdhëruar që rasti të përgatitet në procedurë të përshpejtuar dhe të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë tha Ismet Hashani./rajonipress/


