Mobi Casa

Haziri mbështet projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Kancelarin ipeshkvor, të Ipeshkvisë së Kosovës, Dr. Don Shan Zefi, me të cilin kanë biseduar për mbështetjen e projektit në investimet që do të bëhen në kishën e “Shën Anës”, në fshatin Dunav, por edhe për projekte të cilat kanë qëllim trashëgimin kulturore e fetare dhe harmonizimin e shënimit të datave të rëndësishme kalendarike në Gjilan.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se me kancelarin ipeshkvor, kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe harmonizimin e aktiviteteve për trashëgimin kulturore dhe fetare në Komunën e Gjilanit.

“Kemi biseduar përgjithësisht për jetën kulturore dhe fetare në Komunën e Gjilanit. Jemi të përkushtuar për koordinimin tonë të përbashkët dhe aktiv në organizime të ndryshme për të mirën e vlerave tona historike, fetare, kulturore, shoqërore dhe kombëtare që i kemi në Gjilan. Do të jemi pjesë e mbështetjes në përkujdesjen që është ndërmarrë për kishën e “Shën Anës”, por edhe për projekte të tjera të kësaj natyre në ruajtjen e vlerave kulturore të trashëgimisë historike dhe fetare në vendin tonë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri, duke shtuar se bashkëpunimi me Kishën Katolike do të jetë edhe sa i përket shënimit të datave të rëndësishme kalendarike.

Fundamenti

Komuna e Gjilanit ka mbajtur takime të shumta me udhëheqësit e të gjitha komuniteteve fetare për të promovuar vlerat dhe dallimet që janë në mesin e qytetarëve tanë, duke insistuar ruajtjen dhe restaurimin e këtyre vlerave.

Për ndryshe, Gjilani tashmë është vlerësuar nga shumë organizata si qytet shembull i kultivimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.