United Hospital

Marrëveshje Bashkëpunimi mes Universitetit të Gjilanit dhe atij të Tetovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosën, Naim Syla U.D. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” dhe Prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani.

Me këtë rast rektori Naim Syla, tha se me këtë marrëveshje ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Kadri Zeka” , do të ketë lëvizje të kuadrove mësimor me qëllim të promovimit dhe organizmit të seminareve, kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, udhëheqje dhe vlerësime të temave master dhe të doktoratës, qarkullim të botimeve si: tekste universitare, revista shkencore, fletushka pedagogjike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët. U.D. rektori Naim Syla, tha se kujdes i veçantë do ti kushtohet projekteve me karakter ndërkombëtar.

Nga ana e tij, prorektori për arsim i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fehari Ramadani, tha se përpos tjerash, bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakultetit, asistentëve dhe studentëve, me qëllim të realizimit të procesit mësimor, ndonjë projekti shkencor e të ngjashme.

Mobi Casa

Po ashtu sipas prorektorit Fahri Ramadani, sipas marrëveshjes do të ketë organizime të përbashkëta mes Universiteteve si: ligjërata të profesorëve mysafirë, konferenca shkencore, shkolla verore, etj.

Në takimin që u realizua sot në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u shoqërua nga Prorektori për arsim, Sadik Haxhiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.