United Hospital

Rabit Zeqiri dënohet me 12 vite burgim pas ankesës së mbrojtjes dhe prokurorit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rabit Zeqiri është shpallur fajtorë, pasi që me datën 06.11.2007 rreth orës 10:30 minuta në livadhet e fshatit Malishevë, Komuna e Gjilanit, tek vendi i quajtur “Te Kufca” për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me tani të ndjerin Shaban Hajdini, po nga i njëjti fshat i cili ditën kritike ka qenë duke kullotë bagëtinë së bashku me B. Hajdini dhe A. Hajdini, në arën e të pandehurit i njëjti me paramendim e dashje direkte ka privuar nga jeta tani të ndjerin Shaban Hajdini. Gjykata Themelore në Gjilan e kishte dënuar me 8 vite burgim kurse tani Gjykata e Apelit i ka ngritur këtë dënim në 12 vite burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan e kishte dënuar dhe shpallur fajtor Rabit Zeqirin për veprën penale “vrasje”, duke i shqiptuar një dënim prej 8 vitesh. Mirëpo pas ankesës së avokatit mbrojtës të palës së dëmtuar Shemsedin Pira dhe prokurorit Afrim Shefkiu Gjykata e Apelit e ka rritur këtë dënim në 12 vite duke i shtuar edhe katër vite të tjera raporton rajonipress.

Ndryshe, Rabit Zeqiri i akuzuar për vrasjen e Shaban Hajdinit në nëntor të vitit 2007 ishte liruar nga trupi gjykues që kryesohej atë kohë nga ish gjyqtari Kadri Sylaj. Derisa ish prokurori Fahri Nuhiu nuk ishte pajtuar me këtë dënim.

Ish gjykatësi Kadri Sylaj duke arsyetuar aktgjykimin kishte thënë se Rabit Zeqiri lirohet nga akuza dhe se vendimi është bazuar kryekëput në raportin e forenzikës që është kryer në Zagreb nga ana e Ivana Horian.

FIDANISHTJA

Sipas ekspertizës është konstatuar se në briskun e të ndjerit Shaban Hajdini gjenden njollat e gjakut të të akuzuarit.

Por ky vendim i trupit gjykues e kishte tmerruar ish prokurorin Fahri Nuhiun i cili në fjalën e tij përfundimtare kishte kërkuar 40 vite burg për të akuzuarin. “Thellësisht jam i pakënaqur me vendimin e trupit gjykues sepse mendoj se ka gabuar rëndë. Nuk është mirë që i akuzuari të lirohet nga burgu derisa nuk vendos Gjykata Supreme e Kosovës për ankesën e prokurorit” pati thënë Nuhiu.

Rabit Zeqiri për më shumë se 5 vite kishte jetuar në Francë derisa ishte kthyer në vendlindje, pasiqë Gjykata Supreme e kishte rikthyer në rigjykim rastin e tij.

Ndryshe, Rabit Zeqiri ishte akuzuar për vrasjen e Shaban Hajdinit me qëllim hakmarrjeje për konflikte toke dhe me motive të ulëta, me qëllim që ta privojë nga jeta, me paramendim dhe me dashje e nxjerrë thikën nga xhepi dhe me dorën e djathtë e godet Shaban Hajdinin në pjesën e djathtë të kokës mbi vesh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.