Eko Higjiena

Haziri e ambasadori Braathu u bëjnë thirrje për qetësi të gjitha palëve në Kumanovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jan Braathu. Kryetari Haziri e ka falënderuar ambasadorin Braathu për vizitën në Gjilan, duke e njoftuar për punët, projektet, sfidat dhe sukseset e qeverisë komunale të Gjilanit.

Në takim është folur edhe për ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, ku kryetari Haziri dhe ambasadori Braathu i kanë bërë thirrje të gjitha palëve për qetësi dhe përmbajtje maksimale.

Ata kërkuan nga autoritetet shtetërore, liderët politik dhe komuniteti që të bashkëpunojnë për ta rikthyer qetësinë në Kumanovë.

Hidromorava

Pas këtij takimi, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku ka folur për procese të rëndësishme që ka kaluar Kosova, për intervenimin e NATO-s në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për rolin e Presidentit Ibrahim Rugova në sensibilizimin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë, për luftën e UÇK-së, sikurse edhe për proceset tjera të pasluftës deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe pas saj.

Ndryshe, gjatë këtij viti kryetari Lutfi Haziri ka pritur në Gjilan shumë ambasadorë të shteteve europiane e botërore, nga të cilët ka marrë mbështetje maksimale për punët në udhëheqjen e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.