United Hospital

Mehmeti pyet se si hyri gjithë ai armatim në Kumanovë pa e parë askush

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në Kumanovë tashmë gjendja është qetësuar, mirëpo banorët e kësaj komune me t’u kthyer në shtëpitë e tyre kanë hasur në rrënoja e gërmadha, por jo vetëm.Publicisti Kim Mehmeti, në një bisedë telefonike me TopChannel, thotë se familjarët kthehen e shohin gjak në shtëpitë e tyre, por nuk dinë të thonë se kush është vrarë aty, pasi sipas tij, këtë përgjigje nuk e jep as policia.

“Ne kemi të dhëna për një të zhdukur, që për 48 orë familjarët nuk e dinë ku ndodhet. Bëhet fjalë për Besnik Hajdinin. Familjarët kanë pyetur edhe në polici, por ajo u ka thënë se nuk ka informata. Por kjo nuk është hera e parë kur policia thotë njëherë se nuk e di se ku ndodhet personi dhe pastaj del që e ka ditur tërë kohën dhe e ka mbajtur si dëshmitar të mbrojtur. Familjarët thonë se është policia që e ka arrestuar atë dhe e ka ndarë nga fëmijët”, thotë Mehmeti.

Ai ka treguar se sot mediat kanë arritur deri tek arrestuarit, që policia i quan terroristë, mes të cilëve është edhe Sami Ukshini, por gjithmonë jozyrtarisht dhe sipas proces-verbaleve policore që kanë gjetur mediat.

“Flitet edhe për Genc Sefa, shtetas shqiptar, e dhjetëra të tjerë. Por mbetet diçka alogjike. Kur njerëzit shkojnë në atë lagje, shohin që është bërë luftë. Por shtrohet pyetja se si kanë hyrë këta persona, që duket se u është dashur të kenë edhe një maune me armatime? Si kanë hyrë pa i parë askush? Askush nuk di ta thotë nga erdhën ata luftëtarë. Ndërsa një banor i asaj lagjeje thotë se më shumë është shtënë në ajër”, ka thënë Mehmeti në këtë intervistë.

Uji Dea

Publicisti Mehmeti thotë se për ta bërë këtë luftë që ndodhi 3 ditë më parë në Kumanovë, duhet të përgatitesh me muaj, ndërsa thekson se ata luftëtarë duhet të kenë hyrë me maunë e armatime të rënd duke shtuar se “mos ta shohësh këtë është e pamundur”.

“Ndaj kjo luftë kishte si qëllim të shpëtonte regjimin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, për të mbuluar përgjimet që publikoi opozita. Kjo u bë me mbështetjen e një qeverie ku bën pjesë edhe një parti shqiptare si BDI-ja. Ato shtëpi u dogjën dhe njerëzit kanë humbur jetën”, ka theksuar ai.

Mehmeti beson se ngjarjet e fundit në Kumanovë nuk do të nxisin ekstremizmin mes shqiptarëve, duke theksuar se e gjithë kjo luftë kishte për qëllim të shkatërrojë një frymë qytetare që filloi të ngjallej në Maqedoni.

“Për në maj ishin paralajmëruar protesta të përbashkëta shqiptaro-maqedonase kundër këtij regjimi që po na ngulfat të gjithëve dhe mendoj se kjo që ndodhi në Kumanovë kishte si qëllim të ndalonte këtë frymë”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.