Sokol Haliti kandidat i vetëm i kryesisë së degës së LDK-së në Viti
Viti – Dega e LDK-së në Viti ka bërë të ditur se Sokol Haliti në mënyrë unanime është zgjedhur që të jetë kandidatë për kryetar të degës së LDK-së në Viti.Sokol Haliti ende është i popullarizuar dhe i dashur në mesin e LDK-istëve të Vitisë. Haliti së fundit ka marrë vizën nga kryesia e LDK-së në Viti që të jetë kandidati i vetëm për kryetar të këtij subjekti politik.
“Një vendim i tillë i kryesisë pason pasiqë dega e LDK-së në Viti nën udhëheqjen e Sokol Halitit ka fituar edhe zgjedhjet lokale dhe nacionale. Përndryshe procesi zgjedhor përbrenda LDK-së është në përfundim e sipër dhe i gjithë procesi deri më tani i zgjedhjeve nëpër nëndegët e kësaj partie ka qenë i rregullt dhe në frymë demokratike” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti raporton rajonipress.
Ndërkohë që Kuvendi i degës pritet që të mbahet së shpejti, thuhet në komunikatën e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/

