Mobi Casa

Luleshtrydhja, jo vetëm e shijshme, por edhe e shëndetshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Luleshtrydhja është një frutë, e cila nga përmbajtja e saj ka mundësi të mira për të qenë parandaluese e sëmundjeve të ndryshme të organizmit.Ajo është një mënyrë e mirë për të eliminuar sëmundje të rrezikshme të njeriut.

Disa prej tyre janë:

Zemrën, konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

Artritin, në sajë të përmbajtjes së lartë në “quercitine”, ato përbëjnë një anti-inflamator natyral.

Sëmundje tumorale,luleshtrydhet përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.

Uji Dea

Hipertensionin, përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Kapsllëkun, në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve.

Diabeti, në sajë të indeksit glicemik të ulët, luleshtrydhet mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menynë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

Depresioni, përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën luleshtrydhet zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë.

Kolesterolin, konsumi i përditshëm i luleshtrydheve ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrave në gjak.