ARKATANA

Donika Gërvalla zgjidhet kryetare e LDK’së në Gjermani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Donika Gërvalla-Schwarz është votuar për ta drejtuar degën e LDK’së në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Vajza e veprimtarit të ndier, Jusuf Gërvalla, në vitet e fundit është aktivizuar në politikë përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pse ka qenë shumë kritike dhe e ashpër në disa raste ndaj figurave kryesore të kësaj partie.

FIDANISHTJA

Gërvalla tash do të drejtojë një nga degët më të rëndësishme të LDK’së në diasporë pasi mori votat për kryetare në kuvendin zgjedhorë në Velbert të Gjermanisë. /GazetaExpress