Shaip Surdulli në krye të LDK-së në Kamenicë edhe një mandat
Kamenicë – Shaip Surdulli, ka fituar që në raundin e parë të votimeve për kryetar të degës së LDK-së në Kamenicë. Jeton Biqkaj zëdhënës i kësaj partie ka konfirmuar për rajonipress se Surdulli ka marrë 64 vota, duke i mundësuar ta rimarrë timonin e LDK-së, pa pasur nevojë të shkojë në raundin e dytë.
Shaip Surdulli do të udhëheq edhe për një mandat me degën e LDK-së në Kamenicë pasiqë ai këtë të diele fitoj bindshëm.
Surdulli sipas Jeton Biqkajt ka mohuar të ketë ambicie për kryetar të ri të Kamenicës.“Qëllimi im ishte ta fitojë garën për kryetar partie dhe ta bëjmë subjektin më të fortë. Ka pasur lloj lloj propagandash si dhe ka qenë interes i PDK-së, që unë të mos jem më në krye të LDK-së. Dhe nuk besoj se do të jem më kandidat për kryetar komune”, u shpreh ai./rajonipress/


