FIDANISHTJA

Humb jetën maturanti nga Smira e Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dyshohet se deri tek vetëaksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit “Opel Montrey” duke qarkulluar në magjistralen Gjilan – Ferizaj me të arritur përballë restaurant “Shaqa”, duke mos ia përshtatur shpejtësinë automjetit të tij humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës në anën e djathtë të lëvizjes së tij, me ç` rast nga plagët e marra vozitësi i lartshënuar ndërron jetë, ndërsa të gjithë të lënduarit (pasagjerët) pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan lëshohen në shtëpi tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale. Zëdhënës i spitalit të Gjilanit Selami Kurteshi tha se drejtuesi i automjetit që humbi jetën është Baki Ahmeti (1997) është nga Smira e Vitisë.

Ismet Hashani tha se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, raporton rajonipress.

Hashani tha se besohet se nxënësit ktheheshin nga festimi i mbrëmjes së maturës kurse hetimet rreth rastit po i heton policia e Kosovës e trafikut rajonal.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit të Gjilanit për rajonipress tha se rasti ka ndodhur afër restaurant “Shaqa” derisa në veturë kanë qenë 5 persona derisa vozitësi i automjetit Baki Ahmeti (1997) nga Smira e Vitisë është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, derisa personi tjetër Shpejtim Ferizi (1997) nga Kabashi i Vitisë ka pësuar lëndime të lehta dhe për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.

Fatkeqësisht po ndodhe që gjatë festave të mbrëmjeve të maturës po na përsëriten aksidente të renda apo edhe fatale, policia e Kosovës apelon veçanërisht prindërit, arsimtarët dhe faktorët tjerë relevant që gjatë organizimit të mbrëmjeve të tilla mos të lejojnë konsumimin e alkoolit, nga ana e nxënësve dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë që nxënësit t`i drejtojnë automjetet, dhe të parandalohet humbja e jetëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.