Hidromorava

Deputetja që kujdeset për infrastrukturën e Anamoravës kërkon llogari për autostradën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Deputetja e Kuvendit të Kosovës Salihe Mustafa nga radhët e PDK-së është këmbëngulëse kur janë në pyetje projektet që lidhen me rajonin e Anamoravës. Ajo në seancën e fundit kërkoj përgjigje nga Lutfi Zharku rreth autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Unë jam insistuese dhe këmbëngulëse në realizimin e projekteve të rëndësishme për Anamoravën thotë ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Gjilani Salihe Mustafa është zotuar se votat e qytetarëve të Gjilanit do t`i përfaqësojë në mënyrë dinjitoze dhe do të kujdeset vazhdimisht që projektet madhore t`i qoj përpara.

Uji Dea

Mustafa për rajonipress thotë se ajo edhe në seancën e fundit ka bërë pyetje në adresë të Lutfi Zharkut për të marrë përgjigje rreth autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. “Ky projekt ka qenë premtim i PDK-së dhe i LDK-së dhe unë si përfaqësuese e qytetarëve kam obligim për mbikëqyrjen e Qeverisë për zbatim të ligjeve dhe realizim të projekteve, e këtë po e bëjë edhe përmes pyetjeve parlamentare”.

Deputetja Mustafa tha se do të jetë insistuese që ky projekt të realizohet ose të paktën të fillojë ashtu siç është thënë. “Ky projekt ndihmon shumë rajonin e Anamoravës dhe Kosovën Lindore dhe unë e kam falënderuar ministrin Zharku për interesimin e tij dhe angazhimin që ka treguar për këtë projekt” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.