ARKATANA

Reagon Vetëvendosje: Gruevski po vranë shqiptarë të paarmatosur

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ndaj ngjarjeve të sotme në Kumanovë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje me ç’rast ka thënë se sulmet e armatosur të forcave maqedonase ndaj lagjeve shqiptare atje po bëhen me qëllim që të largohet vëmendja e qytetarëve nga protesta në të cilat po kërkohet rrëzimi i Qeverisë “Gruevski”. Vetëvendosje më tej thotë se përderisa Gruevski po mundohet ta mbaj pushtetin përmes sulmeve mbi shqiptarët e pafajshëm, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme përmes deklaratës së lëshuar për këto ngjarje i ka bërë shërbim Qeverisë së Gruevskit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se arsyetimi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë për këtë sulm është supozimi dhe arsyetimi se po i ndjekin disa grupe të armatosura, po kjo sipas tij është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve atje.

“Gruevski e ka shndërruar Maqedoninë në nja shtet shtypës, i cili shqiptarëve iu qaset vetëm përmes dhunës policore dhe represionit ushtarak. Qeveria e Gruevskit është në një krizë të thellë të legjitimitetit politik pas skandaleve të shumta lidhur me përgjimet që kanë dal në publik dhe ku vërtetohet se ky njeri e ka shndërruar pushtetin politik në një diktaturë, e që e mban pushtetin e tij nëpërmjet manipulimeve e ka shndërruar Maqedoninë në një shtet nepotik i cili i shtyp shqiptarët dhe nga këto përgjime ka dal se si Qeveria e Gruevskit ka manipuluar edhe drejtësinë për t’i trajtuar shqiptarët si terrorist siç është rasti “Mostra””, ka deklaruar Konjufca, transmeton zeri.info

Ai më tej ka thënë se këto sulme po bëhen me qëllim që të inskenohet ndonjë sulm i armatosur në mënyrë që ta shpëtoj Qeverinë nga rrëzimi.

Mobi Casa

“Për shkak të kësaj krize të legjitimiteti ka filluar një pakënaqësi shumë e madhe qytetare që po manifestohet tash edhe me protesta të përditshme në orët e mbrjëmjes kryesisht në përpjekje për ta rrëzuar Gruevskin. Prandaj për shkak të gjendjes së tillë të Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski po lëvizë çdo gurë që ka në duar për ta inskenuar një konflikt të armatosur me ç’rast caku më i përshtatshëm në këtë rast janë shqiptarët”, ka shtuar Konjufca.

Ndërsa duke e komentuar reagimin e Ministrisë së Punëve të jashtme të Kosovës, ku ndër të tjera është thënë se “Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni”, Konjufca ka thënë se kjo deklaratë e MPJ-së është në shërbim të Nikolla Gruevskit, pasi sipas tij, atje nuk ka grupe që kanë qëllim destabilizimin e Maqedonisë, por e tëra që po ndodhë në Kumanovë sipas Konjufcës është fakti që Qeveria e Gruevskit po i sulmon shqiptarët e paarmatosur, transmeton zeri.info

“Kjo që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë problematike. Ajo faktikisht e ka përbrendësuar arsyetimin që e ka dhënë Qeveria e Gruevskit për destabilizim të Maqedonisë nga grupe të armatosura. Reagimi i MPJ-së ia ka bërë një shërbim të hatashëm Nikolla Gruevskit që të vazhdoj me këtë fushat të represionit mbi shqiptarët e Maqedonisë. Sepse atje nuk bëhet fjalë për grupe destabilizuese, por me fushatë të egos të drejtuar kundër lagjeve shqiptare, me ç’rast për pësojnë civilët e paarmatosur”, ka përfunduar Konjufca. /Zëri/