Haziri thërret Këshillin e Lartë të menaxhimit për shkak të gjendjes në Kumanovë
Gjilan – Lutfi Haziri të shtunën ka thirrur me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës për shkak kë gjendjes në Kumanovë dhe Karadakut të Shkupit. Haziri tha se ky organizim ka për qëllim të ndihmojë dhe mbështes popullatën shqiptare.
Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri duke parë eskalimin e situatës në Kumanovë të shtunën e ka thirr me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës për shkak të gjendjes në Kumanovë dhe Karadakut të Shkupit raporton rajonipress.
”Në përputhje me gjendjen e atjeshme kam marrë veprimet institucionale për përballimin e çdo situate për të dalë në mbështetje dhe përkrahje të popullatës shqiptare, viktimave eventuale si pasojë e represionit të forcave maqedonase” tha Haziri./rajonipress/


