ARKATANA

Ismajl Jonuzi: Po punojmë për të pasur një qëndrueshmëri ekonomike

/ 10 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ismajl Jonuzi nga drejtoria për zhvillim ekonomik në raportin e tij të punës janar – mars 2015 dhe në projektet tjera më të reja thotë se dikasteri i tij po bënë çmos që Gjilani të ketë një avancim në fushën e zhvillimit ekonomik, të ofrojë mundësi punësimi dhe mbi të gjitha të krijojë një qëndrueshmëri ekonomike.

Ismajl Jonuzi thotë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë muajit janar – mars 2015 ka vazhduar me aktivitete të cilat kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik lokal në komunë, e gjitha duke përkrahur biznese të vogla e të mesme që të aplikojnë në thirrjet për grante gjë që po rezulton me shume sukses raporton rajonipress.

Ndër aktivitetet që pritet të zhvillohen në kuadër të kësaj drejtorie janë pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar i cili do të mbahet nga data 19-21 maj 2015 në Cyrih të Zvicrës.

Ismajl Jonuzi drejtor për zhvillim ekonomik thotë se pjesëmarrja në këtë panair është shumë e rëndësishme për komunën e Gjilanit pasi që do të jetë një mundësi e mirë e prezantimit dhe promovimit të potencialit ekzistues në zhvillimin e sektorit publik dhe privat, të cilat do të orientojnë komunën drejt tërheqjes së investimeve në të ardhmen, marrë për bazë karakterin ndërkombëtarë të panairit.

Programi USAID – Empower Sektori Privat ku Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka një bashkëpunim të mirë me aktivitetet e këtij programi nga se kanë për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës, promovimin e sektorit privat si mjete për të krijuar një rritje të qëndrueshme ekonomike .

Program EMPOWER Sektori Privat ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit mundësin e për pjesëmarrje në Panairin e Tekstilit dhe Fasonit ne Shqipëri nga data 4 deri me 6 qershor.

Sipas tij projekti EMPOWER ka ne plan përkrahjen e (8) tete bizneseve, prej tyre (3) tre janë nga Gjilan (Menakon, Qëndresa dhe Minna) për te marre pjese ne këtë panair, Komuna e Gjilanit participon ne këtë program me 2.000€ me qellim te promovimit te bizneseve dhe kapaciteteve lokale

Gjatë kësaj periudhe fokus i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar (donatorët) dhe Qeverinë e Kosovës (ministrit e linjës), po ashtu rëndësi të madhe i kemi kushtuar edhe bashkëpunimit me drejtoritë komunale dhe komitetin për zhvillim ekonomik si dhe me Agjensinë për Zhvillim Rajonal (RDA) dhe organizata tjera lokale dhe mediat të cilat pasqyrojnë aktivitet tona të përditshme .

Ismajl Jonuzi thotë se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë muajit janar – mars 2015 ka vazhduar me aktivitete të cilat kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik lokal në komunë, e gjitha duke përkrahur biznese të vogla e të mesme që të aplikojnë në thirrjet për grante gjë që po rezulton me shume sukses .

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka krijuar skemën e funksionimit të saj në përputhje me vendimin e asamblesë komunale e cila tani me shuarjen e Drejtorisë së Inspeksionit në kuadër të saj ka angazhuar sektorin e inspeksionit tregut i cili po vazhdon punët e përditshme, po ashtu në kuadër të drejtorisë tani funksionon edhe Zyra për Eficencë të Energjisë e cila në bashkëpunim dhe në mbështetje të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për financimin e aktiviteteve në vlerën prej 40.000€ për implementimin e Strategjisë për Energji, programi EeMA (që financohet nga GIZ dhe SDC), gjatë fundit të muajit mars janë mbajtur konferencat e para në kuadër të projektit.

Është punuar ngushtë me Zyrën e Auditorit të Brendshëm në implementimin e rekomandimeve të dalura në fillim të vitit 2014, ku pas një analize në janar të vitit 2015 ka rezultuar me implementimin e rekomandimeve, po ashtu edhe gjatë këtij viti po i kushtohen një kujdes i veçantë rekomandimeve të auditorit .

Jonuzi tha se Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është vlerësuar lartë edhe në raportin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, raport për Planin e Veprimit Komunal për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, po ashtu një vlerësim shumë pozitiv kemi edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për angazhimin në Kolegjiumin për Ekonomi dhe Zhvillim

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në saje të bashkëpunimit ka fuqizuar marrëdhëniet me Ministrinë e Financave të Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Austrisë ku ka aplikuar në programin (Soft Loan Project) i cili program i dedikohet projekteve madhore që përfshin infrastrukturën publike me fokus të veçantë rrjete të kanalizimit dhe trajtim të ujërave të zeza .

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë këtij tre mujori ka përfunduar aktivitetin e saj i cili i dedikohet mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë lokale nëpërmjet financimit (subvencionimit) të normës së interesit për komunitetin e biznesit duke mbështet bizneset mikro dhe agro, pas rekomandimit nga Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe aprovimit nga Asambleja Komunale është dërguar në Zyrën e prokurimit për procesim të më tutjeshëm në përputhje me ligjin e prokurimit.

Është punuar ngushtë me Agjensin për Zhvillim Rajonal (RDA) Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane për organizimin e konferencës së donatorëve e cila është mbajtur me 4 mars ku 11 komuna të regjionit lindje ka paraqitur komunitetit ndërkombëtar projektet e tyre, konferenca është mbështetet nga zyra e BE‐së në Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetje Rrjetëzimit për Zhvillim Rajonal në Kosovë” dhe ka ofruar mundësi për prezantimin e projekteve prioritare socio ekonomike rajonale dhe komunale para Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit te donatorëve.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik po e njofton dhe po e ndihmon komitetin e bizneseve për aplikim në programet për grante të cilat po afrohen nga organizatat ndërkombëtare, për momentin kemi dy programe :

FIDANISHTJA

a) Programin Empoëeër Sektori Privat që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. (Cardno), E veçantë e këtij programi është që ka të bëjë me ndarje të grandeve për financimin e ideve inovative me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shuma e ofruar sipas këtij projekti do te jene prej 5,000 – 75,000 € për veprimtarit nga sektori i produkteve te drurit dhe te tekstilit (veshje dhe lëkure) por edhe veprimtari tjera. Koncept dokumenti duhet të dorëzohet deri me date 31 maj 2015 ora 17.00, projekti duhet të implementohet deri me 31 maj 2016 dhe Programi Community Development Fund, partner implementues i programit të USAID‐it

ʺAvancojmë Kosovën së Bashku ‐ Alternativa Lokale (AKT‐LS)ʺ në Kosovë i cili i dedikohet punësimit dhe zhvillimit ekonomik poashtu kanë për qëllim të kontribuojnë në përfshirjen e përgjithshme të ekonomive në 16 komunat të Kosovës (pjesë e së cilës është Komuna e Gjilanit) program mbështet përmes tri skemave të ndryshme të granteve, një për komunat, një për zhvillimin e sektorit privat, dhe një për mbështetjen e përpjekjeve të shoqërisë civile dhe iniciativave të tjera ndëretnike.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me organizatën GIZ në

Hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave, po ashtu në kuadër të aktiviteteve kemi aplikuar edhe me projekte të cilat e ndihmojnë sektorin e trajtimit të mbeturinave :

a) Pilot Projekti “Shkollat Riciklojnë” ku përfshihet trajnimi i mbeturinave në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit dhe institucionet komunale

b) Pilot projekti “Dardania” e cila përfshin trajtimin dhe ndarjen e mbeturinave si dhe

c) Projekti i “Tregut të Gjelbër” që përfshin projektin më madhorë për komunën e Gjilanit

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë muajit mars ka ngritur nivelin e bashkëpunimit edhe me Ambasadën Britanike në Prishtinë e cila mbështet komunat me grante që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, në saje të këtij bashkëpunimi është përgatitur dhe kemi aplikuar me projektin “Organizimi i Panairit Regjional për Promovimin e Produkteve – Brendeve Lokale “Gjilani 2015” , rezultatet e këtij aplikimi do të publikohen gjatë mesit të muajit prill 2015

‐ Po ashtu nuk ka munguar edhe bashkëpunimi me TIK‐në Turke e cila ka aprovuar projektin që është dorëzuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik që ka të bëjë me furnizimin e 155 bletarëve të Komunës së Gjilanit me rroba dhe pajisje tjetër për bletarë si dhe pajisjen e 40 fermerëve me mekanizëm bujqësor (shpërndarëse gruri)

‐ Po ashtu dy programet e Komisionit Evropian tani më janë kompletuar me staf dhe janë në fazën intenzive të realizmit – fjala është për programet :

Programi BE – BNK Bashkëpunimi Ndërkufitarë Komuna e Gjilanit (KS) & Komuna e Çairit (MK) e cila implementohet edhe në bashkëpunim me dy organizata jo qeveritare Organizata AgorEko (Gjilan) dhe Iniciative for European Perspective (Çairë), emri i projektit : Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe potenciali sociekonomik) dhe

Qendra për Regjistrim të Bizneseve (QRB) në Gjilan gjatë periudhës janar – mars 2015 ka kryer aktivitet e saja sa i përket kërkesave te qytetareve për regjistrim te bizneseve dhe komunitetit te biznesit për ndërrim dhe shtim te aktiviteteve biznesore apo edhe shuarje te biznesit.

‐ Inkubatori i biznesit – po punohet intezivishte ne funksionalizmin e inkubatorit me qëllim që t`i kthehet biznesit, e cila do të krijonte lehtësira për bizneset e reja e kjo zhvillim ekonomik dhe rriten vendet e reja

‐ Sektori i Inspeksionit gjatë kësaj periudhe ka inspektuar bizneset që nuk janë të regjistruara, po ashtu ka njoftuar komunitetin e biznesit për rregulloret komunale (orari i punës) dhe (taksa komunale) gjatë kësaj periudhe ka kryer këto aktivitete në teren që si rezultat i këtyre aktiviteteve kemi krijuar të hyra në shumën 3,990 € :

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka kryer edhe aktivitete tjera të cilat janë filluar gjatë muajit janar – mars 2015 por që priten të përfundon gjatë muajve në vijim si : Në bashkëpunim me Zyrën e Austrisë (ADA – ËKO) 6 kompani nga Austria do të vizitojnë Komunën e Gjilanit si shembull i mirë i krijimit të klimës së favorshme për investime. Delegacioni i kompanive austriake të sektorit të energjisë, trajtimit te mbeturinave, ujit ,së pari do të kenë takime me përfaqësuesit e Odes Ekonomike e më pastaj do të vizitohet Gjilani për të parë mundësitë e investimeve ne këtë komunë, si dhe do të vizitojnë kompaninë austriake “EcoHigjiena” . /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.