ARKATANA

Edita Tahiri i quan gënjeshtra deklarimet e Gjuriqit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, deklarimet e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut, i ka quajtur gënjeshtra të radhës.

Ajo ka thënë për Telegrafin se Serbia duhet një ditë t’i ndalojë përpjekjet që të flasë në emër të Kosovës, aq më tepër të dezinformoj në këtë adresë.

“Kosova në dialogun e Brukselit është dëshmuar për seriozitetin dhe përkushtimin e saj. Takimet që do të mbahen gjatë muajit maj, ne i kemi konfirmuar tash e sa kohë. Te hënën do të këtë takim për energjinë. Pastaj, me datën 20 maj, do të ketë takim për sigurimin e automjeteve, ku marrëveshja deri më tani është bllokuar nga anë e Serbisë. Me datën 18 maj do të kemi takim për çështjet e telekomit. Me datën 21 maj do ta diskutohet për IBM-in. I gjithë muaji maj do të jetë me takime. Arsyeja se takimet janë koncentruar më tepër në këtë muaj është se pikërisht Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime. Ndërsa, tash ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në të gjithë këto takime”, ka deklaruar Tahiri.

Mobi Casa

Ndryshe, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

LEXO PO ASHTU: Ndërpriten bisedimet Prishtinë-Beograd (Video)

“Dua t’ju informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Kësisoj, Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel. Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka thënë Gjuriq gjatë një konference për shtyp. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.